70-vjeçari nga Çekia pëson arrest kardiak në parashutë, Vreto: Nuk shoqërohej nga guidë shqiptare, është detyrim ligjor! Institucionet të shtojnë kontrollet

6 Prill 2023, 12:26| Përditesimi: 6 Prill 2023, 13:00

  • Share

Një 70-vjeçar nga Çekia ndërroi jetë një ditë më parë në Vlorë një fluturim me parashutë, pasi pësoi arrest kardiak. Artion Vreto, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës se Aeronautikës foli në Report Tv për këtë ngjarje, ndërsa thotë se turistët e huaj që vijnë në Shqipëri hidhen me parashutë në mënyrë të pavarur dhe nuk kërkojnë shoqërimin e guidave shqiptare, ashtu siç e parashikon ligji shqiptar.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Vreto tha se edhe turisti çek nuk ishte i shoqëruar nga një gudië shqiptare. Ai shpjegon se ky është detyrim ligjor dhe gudiat u kërkojnë kartelën mjekësore dhe licencën e fluturimit. Vreto thekson se duhet një kontroll me i madh nga institucionet për këtë sport.

“Kanë detyrim ligjor që duhet të shoqërohen nga një guidë e licencuar shqiptare. Ka gudia qoftë për zhytjen, hiknig, paragliding. Turistët e huaj vijnë në Shqipëri me idenë se do shkojë atje, i gjen vendet në google dhe nuk marrin guidë. Por operojnë në mënyrë të pavarur.

Rasti i turistit çek, kemi informacion që kanë qenë një grup, rreth 15 veta që vijnë dhe fluturojnë. Nuk ishin të shoqëruar nga një guidë shqiptare. Duhet të kishin një kontroll për certifikatat mjekësore. Në moshën 70-vjeçare me ligjet e shtetit shqiptar, e kemi që raporti mjekësor rinovohet çdo 1 vit. Ata duhet të jenë të pajisur me certifikata mjekësore dhe licencë për të fluturuar. Duhet një kontroll më i madh nga institucionet. Kontrollet i bën aviacioni civil. Është shumë i vështirë për tu kontrolluar ky lloj sporti", tha ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?