Ekonomi

72% e bizneseve turistike në Vlorë s'lëshojnë fatura në fundjavë, Ibrahimaj: Deklaroni pagat dhe numrin real të punonjësve, shmangni ndëshkimet

11 Qershor 2021, 16:18| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 17:08

  • Share

Bizneset e industrisë së turizmit në qytetin e Vlorës, janë më problematike në deklarimin e të ardhurave, lëshimin e faturave, deklarimin e punonjësve apo të pagave reale të tyre. Gjatë një takimi me biznese dhe operatorë turistikë drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj foli me shifra për shkeljet e kryera nga ky sektor.

“Janë gjithsej 2.111 tatimpagues që operojnë në sektorin e turizmit në Vlorë që lidhen me sezonin e turistik, nga këtë 1.521 gjatë fundjavës së kaluar nuk kanë shtypur kasën fiskale. Është % më e lartë e të gjithë qyteteve të tjera. Është shifër shumë shqetësuese dhe në çdo vit tjetër pas një konstatimi të tillë do ishte sulur në vendosje gjobash apo penalitetesh nuk duam të veprojmë kështu, ne mendojmë që të gjithë subjektet nuk kanë asnjë shkak që të mos deklarojnë, shumica e tyre sikur të deklarojnë çdo kafe të shitur apo çdo shërbim përsëri nuk do të paguajnë tatim fitim.  Është një numër shumë i lartë subjektesh të cilit deklarojnë vetëm një të punësuar gjatë këtij sezoni. Ju e dini shumë mirë që edhe sikur një bar të vogël të kesh nuk mund të kesh vetëm një të punësuar sepse nuk ja del dot nga ora 8 të mëngjesit deri në 8 të darkës.  Pjesa më e madhe e subjekteve operojnë me paga minimale. Ju e dini çfarë kostosh keni, është e patolerueshme që një kuzhinier të paguhet me pagë minimale pasi ju e dini që vërtet paguhet sa 10-fishi i saj”, u shpreh Drejtoresha e Tatimeve.

Drejtoresha tha se synimi është ndërgjegjësimi dhe jo ndëshkimi i bizneseve, ndaj bëri thirrje të vetë-deklarohen.

 “Janë elementë me risk të cilët na bëjmë që bizneset ti kontaktojmë ti bëjmë thirrje për vetdeklarim dhe në rast se nuk e bëjmë ne do të dalim në terren. Reagimi i këtij sektori dhe angazhimi i tij drejt formalizimit prek shumë sektor të tjerë dhe jep një impakt të lartë si në popullatë ashtu edhe në bizneset e tjera që furnizojnë zinxhirin e turizmit”, tha Ibrahimaj.

Takime të tilla po zhvillohen në të gjithë vendin, për shkak të sezonit turistik me qëllim reagimin e biznesit dhe plotësimin e planit të masave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?