Mbledhja në Komisionin e Ekonomisë

7.5 miliardë lekë detyrime nga pushteti vendor, Ibrahimaj: Qeveria nuk do japë më borxhe për bashkitë që nuk kanë qëndrueshmëri financiare

3 Nëntor 2022, 12:24| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 12:28

  • Share

Ndërsa foli në Komisionin e Ekonomisë lidhur me synimin e qeverisë për uljen e borxhit publik në vitin 2023, Ibrahimaj tha se qeveria nuk do të jepte hua ndaj bashkive të cilat nuk tregonin qëndrueshmëri financiare.

Më tej, ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se do të paraqiste në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore që detyronte bashkitë që fondet e paangazhuara, t’i çonin automatikisht për pagesën e detyrimeve të prapambetura ndaj qeverisë.

“Në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë. Bashkitë lejohen edhe sot të marrin borxh. Por nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare, nuk mund të marrin borxh, si çdo entitet tjetër, ashtu edhe qeveria nuk merr dot borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare. Nuk ka asnjë limit për marrjen e kredive për ato bashki të vlerësuara pozitivisht. Ka pasur ngadalësi të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor. Për këtë arsye kemi marrë masa për të sjellë në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore ku parashikohet që pjesa e fondeve të trashëgueshme nga bashkitë, nëse nuk janë të angazhuara do të shkojnë për pagesën e detyrimeve të prapambetura apo të huave që u ka dhënë qeveria shqiptare”- u shpreh Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

Borxhi publik i parashikuar për vitin 2023, Ibrahimaj: Synojmë uljen e tij në 67.5%, eurobondi i ri minimalisht do të jetë në vlerën e 500 milionë eurove


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?