Lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri, Postribë

76 vjet nga Kryengritja e Postribës, Berisha: Shqipëria ende nën monizmin e një cubi! Alibeaj: Të vlerësojmë sakrificën e atyre burrave

9 Shtator 2022, 10:01| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 14:37

  • Share

Sot bëhen 76 vjet nga Kryengritja e Postribës, në Shkodër, që shënoi kryengritjen e parë antikomuniste në Shqipëri. Në lidhje me kryengritjen ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili shkroi në Facebook se sakrifica e “martirëve” të diktaturës duhet të gjejë vendin që meriton në historinë e vendit. 

“Kryengritja e Postribës u shënua në histori si e para Kryengritje Antikomuniste në gjithë Europën Lindore. Në vitin 1945, pas asaj të Kelmendit, Koplikut, Bërdicës dhe Anës së Malit, kjo e Postribës, pati meritën se guxoi të sfidonte me një aksion sulmues regjimin komunist, bash në pikun e revanshit të tij. Kryengritja, në pabesi, u shtyp me gjak! Atë ditë u pushkatuan publikisht 12 kryengritës. Të nesërmen nga 10 shtatori e për çdo ditë deri edhe gjatë vitit 1947, vijuan vrasjet e internimet me mbi 60 të vrarë.  Brenda 1 muaji në Shkodër u ngritën 11 burgje të përkohshme dhe mbi 1200 qytetarë u arrestuan. Gjyqe të improvizuara ushtarake pasuan, dhe sheshet e Shkodrës u shndërruan në poligone të qitjes ushtarake të ekzekutimit. Kufoma të mbuluara e të pambuluara shiheshin ngado në sheshet e qytetit. Postribasit dhe qytetarët e Shkodrës, u bënë dëshmitarë të ekzekutimeve publike pa gjyq. Sot, 76 vite më pas nderojmë kujtimin e martirëve të diktaturës, respektojmë guximin e atyre burrave, që patën kthjelltësinë politike dhe gjykimin e pastër, të parashikonin se vendosja e komunizmit në Shqipëri do të ishte pjesa më e zezë e historisë shqiptare. Ashtu siç edhe rezultoi dhe siç e përjetuan breza të tërë. Postriba mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë në diktaturë. Një ngjarje që edhe sot na detyron të kthejmë kokën pas dhe të vlerësojmë me gjakftohtësi dhe seriozitet sakrificën e atyre burrave që me aktin e tyre treguan forcën dhe vendosmërinë për ë penguar instalimin e diktaturës. Mbetet në përgjegjësinë tonë që sakrifica e tyre të zërë vendin që meriton në histori dhe në ndërtimin e një shoqërie me vlera dhe jo peng i së shkuarës. I paharruar kujtimi i heronjve të Postribës!”, shkroi Alibeaj.

Për përkujtimin e kësaj date historike, Berisha ka shkuar në Shkodër ku ka ndarë edhe një mesazh për të dhe ka thënë se edhje pse pas 76 vitesh Shqipëria ende vijon të jetë në monizëm nga kreu i qeverisë. Nje reagim ka pasur edhe kreu i PL-së, Ilri Meta ku ka thënë se kjo datë duhet të na frymëzojë për mbrojtjen e demokracinë. 

Kryengritja e Postribës më 9 shtator 1946 është njohur si lëvizja e parë anti-komuniste në Shqipëri, e organizuar një vit pas instalimit të regjimit. Ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp shpejt nga forcat e shumta komuniste në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat.Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta, Osman Haxhia, u kap dhe u dënua ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

Ora 13:16
Meta kujton Kryengritjen e Postribës: Do të na frymëzojë për mbrojtjen e demokracisë dhe për të mos lejuar instalimet e regjimeve

1662571899_Screenshot2.png

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Kryengritja e Postribës do të frymëzojë përpjekjet për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!

“Përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohjen më të thellë luftëtarët e lirisë, atdhetarët, patriotët dhe intelektualët që 76 vite më parë i prinë Kryengritjes antikomuniste të Postribës, u martirizuan, u burgosën dhe u internuan në emër të dinjitetit njerëzor, për një Shqipëri plotësisht të lirë dhe demokratike.

Kjo ngjarje e rëndësishme, që bën sot krenar çdo malësor, çdo shkodran dhe çdo qytetar të vendit do të frymëzojë përherë përpjekjet tona për lirinë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë, për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!

Lavdi përjetë martirëve të Postribës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë! ”, shkruan Meta.

Ora 10:41
Shkodër/ Berisha përkujton kryengritjen e Postribës: Lëvizje për liri e për flamur kombëtar! Pas 76 vitesh, Shqipëria në monizmin e një cubi

 

Ish kryeministri Sali Berisha në Postribë të Shkodrës ka përkujtuar sot, një ndër kryengritjet e vetme të regjimit komunist, atë të Postribës. Berisha u shpreh se edhe pas 76 vitesh Shqipqria ende ëhstënë rrezik, kësaj radhenga monizmi i Edi Ramës të cilit iu referua me epitetin ‘cub’

‘Është një ndër i madh për mua t’iu përshëndes përzemërsisht të përulem me mirënjohjen më të thellë e të pakufishme para luftëtarëve të lirisë së Postribës. Vendosën t’i përgjigjen me një rezistencë të armatosur, një regjimi barbar i cili do vinte me një pushtim madhor në 44. Ky pushtim ishte i dyfishte aso kohe, ishte pushtimi diktatorial i Hoxhës dhe unë u rikujtoj shqiptarëve se vrasësi serial që komandoi hordhitë partizane që vërshuan partizanëve në veri, Mehmet Shehu i shkroi Enver Hxohës, se në kuptimin ushtarak Shkodrën e vendosën nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme, por krahas këtij pushtimi, Shkodran dhe Shqipëria ishin në një pushtim të dytë, At Zef Pllumbi, përshkruan në librin e tij 28 nëntorin me ndërrimin e simboleve, u hoq thtoë flamuri kombëtar aty ku ishte dhe u vendos ai Jugosllav. E vërteta tregon se në Shkodër tregohet se u vendosën e shërbimit famëkeq jugosllav që grabiste dhe zhdukte, nacionalistët  e Shkodrës dhe të veriut.  Kjo kryengritje ishte për liri për flamur kombëtar, e atdhetarëve e patriotëve që donin një Shqipëri të lirë nga komunizmi dhe padronët e tyre jugosllav. Kanë kaluar 76 vite sot ne nderojmë figurat heroike të tyre, mbi 60 prej tyre u ekzekutuan. Mbi 1000 e ca banorë u internuan në kampet më të errëta e të zeza të komunizmit. Sërish Shqipëria është në rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, të pushtetit të një partie të përqëndruar në duart e një cubi në duart e një krimineli, që vjedh, plaçkit dhe grabit, ky është Edi Rama.'- tha Berisha. 

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • epo kjo pune: 09/09/2022 10:47

    o Alibeaj, mos u merrni me te shkuaren se dilni rruar qethur por mundohuni ti ngjasoni sadopak simotrave ne perendim se u bete parti gazep... komunizmi as nuk e kishte bere bam akoma ne 46, qysh more kur na dolen keta antikomunistet e thekur sipas teje... mos valle ishte vijimi i antikomunizmit te ballisteve, zogistave a bajraktarizmit qe gjate luftes u be pale me Hitlerin? nese jane bere pastaj pa gjyqe apo u moren ne qafe te pafajshem apo shkoi denimi ne ekstrem atehere po ke te drejte sepse ne lufte edhe kur bie rob duhet te te trajtojne me dinjitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?