Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Kryengritja e Postribës do të frymëzojë përpjekjet për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!
“Përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohjen më të thellë luftëtarët e lirisë, atdhetarët, patriotët dhe intelektualët që 76 vite më parë i prinë Kryengritjes antikomuniste të Postribës, u martirizuan, u burgosën dhe u internuan në emër të dinjitetit njerëzor, për një Shqipëri plotësisht të lirë dhe demokratike.
Kjo ngjarje e rëndësishme, që bën sot krenar çdo malësor, çdo shkodran dhe çdo qytetar të vendit do të frymëzojë përherë përpjekjet tona për lirinë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë, për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!
Lavdi përjetë martirëve të Postribës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë! ”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
76 vjet nga Kryengritja e Postribës, Berisha: Shqipëria ende nën monizmin e një cubi! Alibeaj: Të vlerësojmë sakrificën e atyre burrave
G.MO/ReportTv.al