8 Marsi, Xhaçka: Gratë e vajzat në diplomacinë shqiptare, histori suksesi!

8 Mars 2021, 09:55| Përditesimi: 8 Mars 2021, 10:16

  • Share

10 diplomatë të rinj, 8 prej të cilëve grave e vajza, prej ditës së sotme janë pjesë e sistemit diplomatik shqiptar.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë së organizuar në ditën ndërkombëtare të gruas vlerësoi rolin e grave dhe vajza në diplomaci, që prej vitit 1929, vit kur i miratua ligji I parë i shërbimit të jashtëm në Shqipëri.

"Jo vetëm që janë pjesa dërrmuese e punonjësve të kësaj ministrie janë gra dhe vajza, por disa prej misioneve tona më të rëndësishme drejtohen prej grave: Roma, Athina, Brukseli, Uashingtoni. Misioni ynë në Kombet e Bashkuara drejtohet nga gra dhe drejtohet me shumë sukses. Dhe jam krenare që së shpejti kur Shqipëria të marrë vendin e saj jo permanent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një nga prioritetet e misionet tonë pranë Këshillit të jenë pikërisht gratë ose më saktë axhenda e grave e paqes dhe sigurisë", deklaroi kryediplomatja në fjalën e saj gjatë ceremonisë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, siguroi mbështetjen e saj për çdo diplomat të ri që vendos të japë kontributin e tij në diplomacinë shqiptare.

Dua t’ju garantoj që do të gjeni tek unë një mbështetje shumë të fortë dhe të vendosur të të rinjve, do të gjeni një drejtuese të gatshme që t’ju krijojë hapësira dhe mundësi  për të treguar se çfarë dini të bëni dhe sa mirë dini ta bëni, sepse unë  besoj si çdo pjesë tjetër e administratës të institucioneve të shtetit shqiptar edhe diplomacia ka nevojë për gjak të ri, për gjenerata të reja që të marrin stafetën duke e bërë më mirë sesa bëhen sot dhe më mirë sesa është bërë deri dje misioni i diplomatit”, nënvizoi ajo.

 


Lajmi kryesor:

Sot 8 Mars, uron Rama: Zoti s'mund të ishte kudo prandaj bëri nënat! Kim thirrje grave: Votoni! Është e drejta dhe e ardhmja juaj!


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?