80 vjetori i çlirimit/ Rama publikon logon 'ikonike' që do të jetë në çdo dokument zyrtar duke nisur nga sot

29 Prill, 17:01| Përditesimi: 29 Prill, 17:02

  • Share

Që prej ditës së sotme, të gjitha institucionet publike të vendit, duhet të përdorin si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar memorialin ikonë “Nëna Shqipëri” në kuadër të 80 vjetorit të çlirimit.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në facebook, bën me dije se fituesja e konkursit për krijimin e logos kombëtare të 80 vjetorit të çlirimit është Erjona Karkini.

“Memoriali ikonë “Nëna Shqipëri” me flamurin shqiptar do të qëndrojë kryelartë si logo kombëtare në çdo dokument zyrtar dhe çdo aktivitet në përvjetorin historik në nder të heronjve e dëshmorëve në “Vitin Mbarëkombëtar të 80-Vjeorit të Çlirimit”.

Ejona Karkini është përzgjedhur si fituesja e konkursit për logon kombëtare të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, mes konkuruesve”- shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Përzgjidhet logoja e 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut me imazhin e memorialit të “Nëna Shqipëri”, Ardit Bido: Do jetë në të gjitha shkresat zyrtare për këtë vit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?