Sot në ditën e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, Partia e Lirisë shkoi për të bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve. Por para se të futeshin për të bërë homazhe përfaqësuesit e PL-së u ndaluan për një moment nga Garda.
Megjithatë pas pak çastesh ata mundën të hyjnë tek Varrezat dhe për të bërë nderimet para memorialit 'Nënë Shqipëri'. Për gazetarët Tedi Blushi uroi shqiptarët për këtë ditë.
'Iu uroj 80 vjetorit të çlirimit të atdheut. Së bashku me përfaqësues të PL shprehëm sot me përulje dhe mirënjohje dhe respektin ndaj veprës dhe kujtimit të paharruar të partizanëve dhe heronjve të atdheut. Për PL-në vlerat dhe trashëgimia a luftës janë të pacënueshme dhe një vlerë që do mbrohen nga PL. Më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta familjarëve të dëshmorëve që trashëgojnë vlerat e kësaj lufte sepse kjo luftë e rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.'
Më tej shtoi se PL-ja u pengua të hyjë për të bërë nderime, pasi sipas tij kishte dhënë urdhër Edi Rama.
'Për fat të keq, patëm një përplasje me punonjës e gardës. Që morën urdhër për të penguar PL. Një përpjekje që tregon një tentativë të Edi Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike dhe për të dhënë me koncesion Varrezat e Dëshmorëve. Askush nuk e pengon PL të nderojë këtë datë.'
Lajmi kryesor:
29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!
G.K//ReportTv.al