29 Nëntori/ Krerët e shtetit homazhe në Varrezat e Dëshmorëve! Ambasada e SHBA-së: Koha për të nderuar sakrificat që i dhanë formë historisë!

29 Nëntor, 08:10| Përditesimi: 29 Nëntor, 15:15

  • Share

Tirane - Shqipëria festoi sot 80 vjetorin e çlirimit. Krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ministra deputetë e pasardhës të veteranëve të luftës Nacional Çlirimtare zhvilluan sot paradite ceremoninë e përvitshme te Varrezat e Dëshmorëve si dhe vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”

Presidenti Bajram Begaj uroi edhe përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se sakrifica e të rënëve për çlirimin është amanet për Shqipërinë e lirë dhe të përparuar.

“80 vite më parë vendi ynë doli triumfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore  sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar”.

Të rënët për çlirimin i nderuan edhe përfaqësuesit e Partisë së Lirisë. Në mungesë të Ilir Metës, kurorat me lule I vendosën Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Meta uroi me një postim në rrjetet sociale nga qelia e burgut, duke shkruar se sot vendi rrezikohet nga tradhtarët që shesin kufijtë. Përmes një mesazhi urimi në facebook ambasada amerikane shkruan se është kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore - kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri! shkruhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Politika shqiptare vijon të festojë e ndarë Ditën e Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.  

Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.

Pak histori

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.

 Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Ora 10:49
'Sakrifica e tyre është amaneti ynë', presidenti Begaj uron për 80-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria u reshtua në anën e duhur të historisë

1732874045_bajrambegaj.JPG

President Barjam Begaj ka uruar me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë prej pushtuesit nazi-fashist.

Begaj shkruan në rrjete sociale se vendi doli triumfues kundër pushtuesit dhe u rreshtua në anën e duhur të historisë. 

'80 vite më parë vendi ynë doli triumfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.

Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore  sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.

Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.

Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.

Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!'

Ora 10:34
80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut

Kreu i PL-së Ilir Meta nga qelia e burgut 313 në Tiranë, ka uruar me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist. Meta shkruan se të rinjtë dhe të rejat në atë kohë janë një shembull pasi sakrifikuan çdo gjë dhe dolën në mbrojtje të atdheut.

Më tej, shtoi se edhe sot Shqipëria rrezikohet nga tradhtarët dhe kolonizatorët e rinj sorosian që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombëtare.

'GËZUAR 80-VJETORIN E ÇLIRIMIT!

Në këtë ditë të madhe të historisë sonë, mirënjohja dhe respekti i pakufijshëm shkon për të gjithë martirët e luftës për liri, për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, të cilët megjithëse në moshë tepër të re sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Sot të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht në këto kohë jo të lehta për vendin, kanë një detyrë po aq të madhe dhe historike, sa edhe bashkëmoshatarët e tyre tetë dekada më parë, që të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim publik për të garantuar fatet e tyre dhe të ardhmen e Atdheut, të rrezikuar nga tradhtarët e kombit që shesin kufijtë e Shqipërisë, që dëshmorët i mbrojtën me gjak, nga grabitqarët e pashpirt të pronës dhe interesit publik, si dhe nga kolonizatorët e rinj të juntës sorosiane që kërkojnë të zhbëjnë vlerat kombëtare, familjare dhe të shtetit të së drejtës.

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT', shkruan Meta në Facebook.

Ora 10:18
80-vjetori i Çlirimit/ PL te Varrezat e Dëshmorëve, Tedi Blushi: U penguam në hyrje nga Garda me urdhër të Ramës

 

Sot në ditën e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, Partia e Lirisë shkoi për të bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve. Por para se të futeshin për të bërë homazhe përfaqësuesit e PL-së u ndaluan për një moment nga Garda.

Megjithatë pas pak çastesh ata mundën të hyjnë tek Varrezat dhe për të bërë nderimet para memorialit 'Nënë Shqipëri'. Për gazetarët Tedi Blushi uroi shqiptarët për këtë ditë.

'Iu uroj 80 vjetorit të çlirimit të atdheut. Së bashku me përfaqësues të PL shprehëm sot me përulje dhe mirënjohje dhe respektin ndaj veprës dhe kujtimit të paharruar të partizanëve dhe heronjve të atdheut. Për PL-në vlerat dhe trashëgimia a luftës janë të pacënueshme dhe një vlerë që do mbrohen nga PL. Më lejoni t’ju përcjell urimet më të përzemërta familjarëve të dëshmorëve që trashëgojnë vlerat e kësaj lufte sepse kjo luftë e rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.'

Më tej shtoi se PL-ja u pengua të hyjë për të bërë nderime, pasi sipas tij kishte dhënë urdhër Edi Rama.

'Për fat të keq, patëm një përplasje me punonjës e gardës. Që morën urdhër për të penguar PL. Një përpjekje që tregon një tentativë të Edi Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike dhe për të dhënë me koncesion Varrezat e Dëshmorëve. Askush nuk e pengon PL të nderojë këtë datë.'

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/11/2024 07:12

    80 vjetori duhej festuar bujshem si pavaresia,kurse keta e kane festuar si 5 Majin.Po festojme clirimin,apo po kujtojme te renet?!

    Përgjigju
  • Populli: 29/11/2024 22:24

    Komandatit te atyre qe dhane jeten nuk i çuat kurore. Turp.

    Përgjigju
  • Sllopodan: 29/11/2024 10:22

    Kreu i shtetit eshte presidenti qe ju nuk e permendni. Kryeministri eshte kreu i ekzekutivit

    Përgjigju
  • LORA: 29/11/2024 09:34

    GEZUAR 80-VJETORIN E CLIRIMIT TE SHQIPERISE SONE nga pushtuesit nazifashiste dhe kolaboracionistet e tyre. LAVDI TE PERJETSHME DESHMOREVE TE LUFTES SE DYTE BOTERORE dhe SAKRIFICAVE te popullit, ne mbeshtetje te Ushtrise Nacional-Clirimtare. KJO FITORE FORMESOI QENDRUESHEM SHTETIN E SHQIPTARVE.

    Përgjigju
  • Alb: 29/11/2024 08:55

    Lavdi per gjith a ta si llan jeten per trojet shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?