Sociale

Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat

28 Nëntor, 20:34| Përditesimi: 28 Nëntor, 20:37

  • Share

Qytetarë shqiptarë nga të gjitha trevat por edhe të huaj kanë zgjedhur të kalojnë ditën festive të nëntorit në Shqipëri. Operatorët turistikë thonë se këtë vit destinacioni ka qenë Tirana e Vlora.

“Kanë ardhur shumë këtë vit le të themi që do dalin dhe të dhënat e instatit në fund të vitit po dhe me çfarë kemi parë në vendin tonë në tiranë kryesisht ka pasur goxha të huaj që po preferojnë të vinë”, tha Jeta Hoxha, agjente turizmi.

Destinacion i preferuar i shumë familjeve për këtë fundjave festive është edhe qyteti i Korçës ku janë të prenotuara të gjitha strukturat akomoduese.

“Vizitorët janë kryesisht nga kryeqyteti dhe të gjitha zonave për rreth përsa i përket festive të nëntorit, rezervimet janë full dhe të gjitha baret hotelet dhe strukturat akomoduese janë në kapacitet e tyre maksimale”, u shpreh Eriketa Koçollari, operatore turistike.

Qyteti juglindor mbetet i preferuar edhe për festat e fundvitit

“Po ashtu dhe për pjesën e dhjetorit mund të themi që vizitorët ngelen si gjithmonë nga Tirana po dhe nga vendet bregdetare. Të gjitha paketat janë bërë duke përfshirë të gjithë paketën që hotelet ofrojnë duke zënë dhe pjesën e pishinave të saunave po ashtu dhe për pjesën e restoranteve. I kemi të gjitha organizimet me muzikë live që do të jenë për mbrëmjen gala të 31 dhjetorit”, tha Koçollari.

Por shumë shqiptarë kanë zgjedhur që ditët e pushimeve të nëntorit t’i kalojnë në Turqi.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?