9 milionë euro në tre vjet/ Ministria e Brendshme rihap tenderin për uniformat e policëve

18 Gusht 2018, 14:46| Përditesimi: 18 Gusht 2018, 15:44

  • Share

Tiranë- Afro një vit më parë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, në tetor 2017 anuloi tenderin e uniformave të policisë realizuar nga paraardhësi i tij Saimir Tahiri.

Aktualisht në terren efektivët e policisë janë duke përdorur uniforma pjesërisht ato të marra në dorëzimin nga tenderi i anuluar dhe një pjesë të gardërobës së vjetër të policisë.

Është vetë ministria e Brendshme e cila më 13 gusht ka bërë publik tenderin ku kërkon të plotësojë me veshje efektivët e policisë duke tenderuar me objekt “Blerje uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë” për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Sipas tenderit të ministrisë me vlerë afro 910 milion lekë është planifikuar blerja e uniformave për të gjithë strukturat në varësi të saj për tre vite, 2018-2019-2020. Ky tender mbyllet më 24 shtator dhe pas përzgjedhjes së ofertave do të dal emri i firmës apo operatorëve fitues.

Tenderi parashikon që të ketë dy uniforma policie përfshi veshjen verore dhe atë dimërore për afro 11 punonjës policie në varësi të ministrisë së Brendshme.

Në urdhrin e ministrit Xhafa tenderi i realizuar më parë nga paraardhësi u anulua me argumentin se  proçedura “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar” me objekt: “Uniforma për policinë e shtetit, elementët që e plotësojnë dhe këpucë”, që u zhvillua më datë 04.04.2017 Ora 11:00, anulohet sepse asnjë nga ofertat nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.”

Veç uniformave njohur si gardëroba e policëve është publikuar dhe tenderi për këpucët e policëve për vitet 2018, 2019, 2020. Vlera e tenderit për këpucët është 290 milion lekë dhe po ashtu si veshjet është planifikuar në tre lote.

Komento

Komente

  • Vlonjati: 19/08/2018 10:43

    Ik i blini prap ne Turqi, qe te ngjan m e policet e Stambollit.. Veshje qe ju doli boja dhe duken policet ne rruge te cngjyrosur dhe te zhubravitur.. Per mos folur per pergatitje fizike qe duken te gjithë policat si gra me barre..

    Përgjigju
  • Ilo: 18/08/2018 19:26

    Beni noj tender dhe per mjete dhe logjistike qe te mos ju a marrin zvarre kriminelet me fuoristrada si parmbrembe te BlV i ri policet se gje mw e turpshme nuk kishte te shikoje motorret e policise te shtrire per toke dhe arme te hedhura gjithandej

    Përgjigju
    • Boni: 18/08/2018 20:47

      Shume e SAKTE. DUHET TE NDRYSHOHET DHE LIGJI POLICIS.POLICIT DUHET TI JEPET NE PERDORIM DHE PISTOLETA ELKTROSHOK....KUNDER ATYRE QE TENTOJNE TE LARGOHEN OSE I KUNDERSHTOJNE... SE SHUMICA E DREJTUESVE TE MJETEVE TE DYSHIMTA JAN OSE TE ALKOLIZYAR OSE NEN EFEKTIN E DROGES DHE AI POLIC QE I DEL PARA I DUKET SI MILINGON....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?