Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në qytetin e Beratit u organizua një aktivitet letrar përkujtimor, kushtuar figurës së saj të shenjtë.
Klubi Letraro-Artistik "Në Gjurmët e Dodonës", në bashkëpunim me Bashkinë Berat,kanë qenë organizatorët e këtij eventi.
Aktiviteti me titull "Paqja fillon me një buzëqeshje", kishte në kuadër nderimin e jetës, veprës dhe mesazhin e saj të përjetshëm, përmes fjalës së bukur dhe krijimit artistik.
Në aktivitet ishin të pranishëm Ambasadori i Republikës së Indisë në Shqipëri Ravindra Prasad Jaiswal, Ambasadori i Kosovës Skënder Dyrnishi, drejtues të pushtetit vendor, shkrimtarë dhe poetë.
Të pranishmit, vlerësuan figurën e Nënë Terezës, nënës së botës, që i dha gjithë rruzullit një mesazh të fuqishëm mbi vlerën e dashurisë,mëshirës dhe solidaritetit.
Për nder të Nënë Terezës u realizua edhe busti i saj prej bronxi, që do të vendoset në sheshin qendror të qytetit të Beratit, ditën e përurimit të këtij të fundit.
Komente
