Sot bëhen 9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve dhe të pambrojturve në botë. Më 5 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore gjatë një ceremonie në Vatikan, duke njohur dy mrekullitë e saj si prova të shenjtërisë: shërimin e Monika Bersas dhe të brazilianit Andriono.
Asaj iu dha titulli "Shën Tereza e Kalkutës". 5 shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri. Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja u nda nga jeta, pikërisht më 5 Shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.
Në këtë ditë, ka ardhur një mesazh edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Nënë Tereza ishte një grua e shenjtë me trup të vogël dhe shpirtin sa betë bota.
"Mirëmëngjes dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë".
Presidenti Bajram Begaj, teksa vlerëson veprën e shenjtores shiptare, iu jep një mesazh edhe qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit.
“Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.”, shkruanPresidenti.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, i cili thotë se Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën për këdo.
"Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh." – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.”, thuhet në reagim.
Delegacioni i BE-së në Tiranë thotë se Nënë Tereza mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm. Delegacioni shton se mesazhet e saj duhet të na kujtojnë se vetëm duke bashkuar forcat mund të arrijmë një të ardhme më të mirë.
"Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha.”Ky mesazh i saj na kujton se vetëm duke bashkuar forcat arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Ky është gjithashtu thelbi i asaj që përfaqëson Bashkimi Evropian. ", thuhet në reagim.
Një mesazh nga burgu erdhi dhe nga Ilir Meta.
"E Shenjta Nënë Terezë, krenaria jonë kombëtare, na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.", shkroi ai.
Nënë Tereza ka qenë një shembull solidariteti midis popujve për të gjithë botën, duke marrë çmimin Nobel për Paqen dhe duke u shpallur qytetare Nderi e SHBA. Ajo vetë thoshte që ishte shqiptare me origjinë, indiane me shtetësi, por që i përkiste gjithë botës. E cilësuar nga Vatikani si Shenjtorja e Komunikimit, ajo tregoi që dialogu është me të vërtet i mundur. Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta në Indi.
Postimi i kryeministrit Rama
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka rikujtuar jetën dhe veprën e saj, ndërsa shkruan se ajo me dashuri dhe besim ndihmoi mijëra njerëz të varfër në botë.
“Përmes kongregacionit katolik Misionaret e Bamirësisë që ajo e themeloi më 1950, Gonxhe Bojaxhiu u bë e njohur gjithandej botës si Nënë Tereza apo Tereza e Kalkutës. Murgesha shqiptare katolike që me dashuri dhe besim ndihmoi mijëra e mijëra njerëz të varfër dhe veçanërisht fëmijë, fitoi zemrat dhe besimin e miliona njerëzve në botë.
Në vitin 1979, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë e para shqiptare e laureuar me këtë çmim aq të rëndësishëm. Pas vdekjes, më 19 tetor 2003, ajo u lumturua ai “Tereza e Bekuar e Kalkutës” nga Papa Gjon Pali II, me të cilin ajo kishte patur marrëdhënie shumë të afërta në rrugën e saj të bamirësisë. Kurse më 5 shtator 2016, Papa Françesku e kanonizoi në shenjëtore duke e quajtur Shën Tereza.
Kur kanë kaluar 28 vite nga vdekja e saj, bota vazhdon ta kujtoj dhe nderoj Nënë Terezën çdo herë e më shpesh, sepse virtytet dhe vlerat për të cilat ajo u angazhua gjithë jetën e saj ishin universale. Duke qenë shqiptare, e lindur dhe e rritur në një familje shqiptare, Nënë Tereza paraqet shembullin më sipëror ndër ne, të përpjekjes së njeriut për ta ruajtur humanitetin ndër njerëz!”, shkroi Kurti.
Sot, në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, dhe në kuadër të Programit “Kuvendi për ty”, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vizitoi Institutin e të Miturve dhe të Rinjve në Kavajë.
Spiropali u prit nga Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Burgjeve, Irma Bime, dhe Drejtorja e Institutit, Marinela Aliaj dhe takoi të miturit dhe të rinjtë që vuajnë dënimin në këtë institucion.
Spiropali dha mesazhe shprese, force, mbrojtje për të miturit, riintegrimi dhe gjithëpërfshirjeje në shoqëri, qasje këto, të cilat sipas saj, duhet të reflektohen edhe në Kodin e ri Penal, në përputhje edhe me standardet e Bashkimit Europian.
'Mesazhi i Nënë Terezës shkon përtej të gjitha dallimeve sociale, ekonomike, të prejardhjes dhe është një mesazh që udhëton deri tek të vetmuarit, udhëton deri tek të sëmurët, të izoluarit, tek njerëzit që vuajnë dënimin dhe të gjithë ata që kanë humbur shpresë dhe unë besoj se është detyrë e institucioneve që në këtë ditë më së shumti të reflektojnë, ti vizitojnë jo vetëm në spitale, në burgje apo në qendra të tilla të riedukimit, por edhe të bëjnë politikë më të mira për ta dhe konkretisht për të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin është me rëndësi parësore që si politikat penale, po ashtu dhe qasja riedukuese dhe e rehabilitimit të jetë një qasje parësore. Parandalim përpara se fëmijët të vijnë këtu , edukim shumë më i fortë dhe sigurisht këtu, një qasje që u jep atyre mundësi për të pasur një këndvështrim pozitiv mbi jetën, për tu edukuar më shumë, për të marrë kujdes shëndetësor dhe për të marrë kujdesin që u duhet, për t’u ndjerë që ata nuk janë vetëm, jo vetëm nga familjet e tyre, por dhe nga institucionet', tha ajo.
Nëkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari, përkujtoi sot 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ai thotë se trashëgimia e saj mbetet frymëzim për të gjithë ne që të shprehim më shumë humanizëm dhe vullnetarizëm.
“Nderojmë sot veprën e shenjtores Nënë Tereza, e cila me përkushtimin e saj ndaj të pamundurve u bë simbol i dashurisë dhe i mirësisë njerëzore. Trashëgimia e saj mbetet frymëzim për të gjithë ne, kudo në botë, që të shprehim më shumë solidaritet, humanizëm dhe vullnetarizëm”,- shkruan Braimllari.
Zyra e BE-së në Tiranë ka përkujtuar figurën e Nënë Terezës, me rastin e 9 vjetorit të shenjtërimit të saj.
Në reagimin e delegacionit të unionit, thuhet se Nënë Tereza mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm. Delegacioni shton se mesazhet e saj duhet të na kujtojnë se vetëm duke bashkuar forcat mund të arrijmë një të ardhme më të mirë.
"Sot nderojmë Nënë Terezën, figurën që mishëroi dhembshurinë dhe humanizmin në çdo hap të jetës së saj. Ajo mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë.
“Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha.”
Ky mesazh i saj na kujton se vetëm duke bashkuar forcat arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Ky është gjithashtu thelbi i asaj që përfaqëson Bashkimi Evropian. ", thuhet në reagim.
Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar Nënë Terezën me rastin e 9 vjetorit të Shenjtërimit të saj. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada e SHBA ka ndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, i cili thotë se shenjtorja shqiptare përfaqësonte më të mirën për secilin prej nesh.
"Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh." – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.”, thuhet në reagim.
Postimi i ambasadës së SHBA
Ish-presidenti Ilir Meta, përkujtoi sot nga qelia Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj. Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se E Shenjta Nënë Terezë na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.
Postimi i Ilir Metës:
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të nënës së dhembshur shqiptare, të humanizmit dhe dashurisë universale, të frymëzohemi nga shembulli i Saj për domosdoshmërinë e ndërtimit të një Shqipërie më të drejtë dhe solidare, ku dashuria merr kuptim vetëm kur shndërrohet në vepër dhe shërbim ndaj të tjerëve dhe ku askush të mos mbetet vetëm përballë vuajtjes dhe mungesës së shpresës.
E Shenjta Nënë Terezë, krenaria jonë kombëtare, na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj. Begaj vlerëson veprën e shenjtores shiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit.
“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve. Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.” - shkroi Presidenti.
Komente
