Sociale

9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Meta: Na mësoi se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën

5 Shtator, 09:20| Përditesimi: 5 Shtator, 09:25

  • Share

1756207794_nenetereza.jpg

Ish-presidenti Ilir Meta, përkujtoi sot nga qelia Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj. Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se E Shenjta Nënë Terezë na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.

Postimi i Ilir Metës: 

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të nënës së dhembshur shqiptare, të humanizmit dhe dashurisë universale, të frymëzohemi nga shembulli i Saj për domosdoshmërinë e ndërtimit të një Shqipërie më të drejtë dhe solidare, ku dashuria merr kuptim vetëm kur shndërrohet në vepër dhe shërbim ndaj të tjerëve dhe ku askush të mos mbetet vetëm përballë vuajtjes dhe mungesës së shpresës.

E Shenjta Nënë Terezë, krenaria jonë kombëtare, na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.


Lajmi kryesor:

9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama: Grua me shpirtin sa vetë bota! Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Trump: Përfaqësonte më të mirën te ne


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?