Sociale

9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Kurti: Me dashuri dhe besim ndihmoi mijëra njerëz të varfër

5 Shtator, 22:24| Përditesimi: 5 Shtator, 22:33

  • Share

1757104083_a.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka rikujtuar jetën dhe veprën e saj, ndërsa shkruan se ajo me dashuri dhe besim ndihmoi mijëra njerëz të varfër në botë. 

“Përmes kongregacionit katolik Misionaret e Bamirësisë që ajo e themeloi më 1950, Gonxhe Bojaxhiu u bë e njohur gjithandej botës si Nënë Tereza apo Tereza e Kalkutës. Murgesha shqiptare katolike që me dashuri dhe besim ndihmoi mijëra e mijëra njerëz të varfër dhe veçanërisht fëmijë, fitoi zemrat dhe besimin e miliona njerëzve në botë.

Në vitin 1979, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë e para shqiptare e laureuar me këtë çmim aq të rëndësishëm. Pas vdekjes, më 19 tetor 2003, ajo u lumturua ai “Tereza e Bekuar e Kalkutës” nga Papa Gjon Pali II, me të cilin ajo kishte patur marrëdhënie shumë të afërta në rrugën e saj të bamirësisë. Kurse më 5 shtator 2016, Papa Françesku e kanonizoi në shenjëtore duke e quajtur Shën Tereza.

Kur kanë kaluar 28 vite nga vdekja e saj, bota vazhdon ta kujtoj dhe nderoj Nënë Terezën çdo herë e më shpesh, sepse virtytet dhe vlerat për të cilat ajo u angazhua gjithë jetën e saj ishin universale. Duke qenë shqiptare, e lindur dhe e rritur në një familje shqiptare, Nënë Tereza paraqet shembullin më sipëror ndër ne, të përpjekjes së njeriut për ta ruajtur humanitetin ndër njerëz!”, shkroi Kurti.


Lajmi kryesor:

9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama: Grua me shpirtin sa vetë bota! Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Trump: Përfaqësonte më të mirën te ne


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?