Sociale

9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Begaj: Pjesë e shpirtit tonë kombëtar

5 Shtator, 08:11| Përditesimi: 5 Shtator, 08:13

  • Share

1757052806_motherteresa.webp

Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj. Begaj vlerëson veprën e shenjtores shiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit. 

“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve.  Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.”  - shkroi Presidenti.


Lajmi kryesor:

9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama: Grua me shpirtin sa vetë bota! Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Trump: Përfaqësonte më të mirën te ne


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?