Sot bëhen 9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare, e cila ia kushtoi jetën të varfërve dhe të pambrojturve në botë. Më 5 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore gjatë një ceremonie në Vatikan, duke njohur dy mrekullitë e kryera pas vdekjes së saj si prova të shenjtërisë.
Ky shenjtërim "foli' shqip dhe në shesh ishin me mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e shumë vende të tjera. 5 shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri. Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja shqiptare u nda nga jeta, pikërisht më 5 Shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.
Në këtë ditë, ka ardhur një mesazh edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Nënë Tereza ishte një grua e shenjtë me trup të vogël dhe shpirtin sa betë bota.
"Mirëmëngjes dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë".
Presidenti Bajram Begaj, teksa vlerëson veprën e shenjtores shiptare, iu jep një mesazh edhe qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit.
“Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.”, shkruanPresidenti.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, i cili thotë se Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën për këdo.
"Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh." – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.”, thuhet në reagim.
Nënë Tereza ka qenë një shembull solidariteti midis popujve për të gjithë botën, duke marrë çmimin Nobel për Paqen dhe duke u shpallur qytetare Nderi e SHBA. Ajo vetë thoshte që ishte shqiptare me origjinë, indiane me shtetësi, por që i përkiste gjithë botës.
Nëna Tereza, e cilësuar nga Vatikani si Shenjtorja e Komunikimit, ka treguar që dialogu është me të vërtet i mundur dhe ajo fliste me të vërtet me të gjithë.
Ajo është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”. Më 6 Shtator 2017, Tereza dhe Shën Françesk Xavier u emëruan bashkë-mbrojtës të Argjipeshkës Katolike Romake të Kalkutës.
Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta në Indi.
Postimi i kryeministrit Rama
Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar Nënë Terezën me rastin e 9 vjetorit të Shenjtërimit të saj. Në një reagim në rrjete sociale, ambasada e SHBA ka ndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, i cili thotë se shenjtorja shqiptare përfaqësonte më të mirën për secilin prej nesh.
"Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh." – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.”, thuhet në reagim.
Postimi i ambasadës së SHBA
Ish-presidenti Ilir Meta, përkujtoi sot nga qelia Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj. Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se E Shenjta Nënë Terezë na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.
Postimi i Ilir Metës:
Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, simbolit të nënës së dhembshur shqiptare, të humanizmit dhe dashurisë universale, të frymëzohemi nga shembulli i Saj për domosdoshmërinë e ndërtimit të një Shqipërie më të drejtë dhe solidare, ku dashuria merr kuptim vetëm kur shndërrohet në vepër dhe shërbim ndaj të tjerëve dhe ku askush të mos mbetet vetëm përballë vuajtjes dhe mungesës së shpresës.
E Shenjta Nënë Terezë, krenaria jonë kombëtare, na mëson se një gjest i vogël mirësie ka fuqinë të ndryshojë jetën dhe botën.
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Presidenti Bajram Begaj, përkujtoi sot Nënë Terezën në datën e ndarjes nga jeta dhe në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj. Begaj vlerëson veprën e shenjtores shiptare dhe fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e saj për kujdesin, ndihmën, bamirësinë dhe mëshirën ndaj njeri- tjetrit.
“Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve. Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë.” - shkroi Presidenti.
Komente
