Sot 2 viktima dhe 96 raste të reja me COVID-19! Situata tek Infektivi shumë serioze! Në Elbasan preket polici, në Pogradec infektohet punonjësi i bashkisë dhe bankierja

14 Korrik 2020, 10:34| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 16:00

  • Share

Dy viktima dhe 96 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit duke shënuar sërish shifrave të larta të të prekurve nga infeksioni. Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani nuk mundën të fitonin dot betejën me koronavirusin, duke humbur jetën.

Gjithashtu në 24 orë janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive. Ditën e djeshme vendi arrti shifrat rekord të të prekurve me 117 raste të reja.

Situatë e vështirë është edhe te Spitali Infektiv, ku ka pasur shtim të pacientëve të shtruar.  Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar që çdo qytetar të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
Ruani distancën në ambientet publike.
Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.
Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127"

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)

Testime totale                     33389

Raste pozitive                     3667

Raste të shëruara               2062

Raste Aktive                      1508

Humbje jete   97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        672

Durrës                       219

Shkodër                    190

Vlorë                          97

Lezhë                         77

Kukës                         51

Korçë                         46

Berat                         40

Elbasan                      39

Fier                             36

Gjirokastër                  22

Dibër                           19

Ora 11:12
4 raste të reja në Pogradec, mes tyre një punonjës i bashkisë dhe një bankiere (VIDEO)

4 raste të reja janë shënuar në Pogradec, ku 3 janë vatra të reja dhe një rast që është kontakt i rasteve të mëparshme. 

Një punonjës i Bashkisë Pogradec ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kjo ka bërë që të izolohen edhe një pjesë e stafit në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit në këtë bashki.

Rasti tjetër në Pogradec është punonjëse e një banke të nivelit të dytë. Janë karantinuar familjarë dhe punonjës të tjerë të bankës që kanë pasur kontakt me punonjësen.

Ora 11:11
Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Devoll dhe Klos

Është shënuar rasti i parë i prekur me koronavirus në Devoll. I infektuari është një 60-vjeçar nga fshati Baban. Ai vuan nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe para disa kohësh ka qenë në Tiranë për të marrë shërbime mjekësore. 

Pas shfaqjes së rasteve me Covid-19 në 3 bashkitë e Qarkut Dibër, Mat, Bulqizë e Dibër edhe Klosi është futur në hartën e infektimeve nga koronavirusi. Sot është shfaqur rasti i parë në këtë bashki.

Ora 09:54
Një punonjës pozitiv me COVID-19 te Biblioteka e Vjetër Kombëtare (VIDEO)

Një punonjës është konfirmuar pozitiv me COVID-19 te Biblioteka e Vjetër Kombëtare pranë “Lulishte 1 Maji” në Tiranë.

Pas zbulimit të rastit, është bërë dhe dezinfektimi i ambienteve të Bibliotekës së Vjetër.

Ora 07:50
Shkon në 4 numri i policëve të infektuar në Elbasan! Një i prekur te Biblioteka e Vjetër Kombëtare në Tiranë

Shkon në 4 numri i policëve të prekur me COVID-19 në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ku ditën e sotme ka dalë pozitiv me koronavirus shefi i Policimit në Komunitet. I infektuari është një 40-vjeçar nga Berati.

Si pasojë  infektimit të 4 punonjësve të policisë është vetëkarantinuar për 14 ditë edhe Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan.

Drejtori i policisë Elbasan rezultoi negativ në testin e parë, por sërish po qëndron në karantinë.

Ditën e djeshme Shqipëria shënoi rekord me numrin e të infektuarve me 117 raste të reja brenda 24 orëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nikollaq: 14/07/2020 10:45

    Ore qeveria meret me zgjedhjet edhe njerzit vdesin nga covidi. Cfar pret akoma, te shkojm ne numra te larta, qe vetem ne imagjinat exzistojne akoma? Duhet nje mbylljes ne rajon, ose bashkine, qe jan prekur me shume, sic ben gjithe bota. Duhet kontroll ne klubet e bates, restorante, baret qe kan tavolinat afer. Duhet ndaluar disa aktivitete. Edhe ata qe presim analizen, duhet isolohen gjithe persona qe kan ardh ne kontakt, jo kur dalin analizen, po para se dalin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?