Është shënuar rasti i parë i prekur me koronavirus në Devoll. I infektuari është një 60-vjeçar nga fshati Baban. Ai vuan nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe para disa kohësh ka qenë në Tiranë për të marrë shërbime mjekësore.
Pas shfaqjes së rasteve me Covid-19 në 3 bashkitë e Qarkut Dibër, Mat, Bulqizë e Dibër edhe Klosi është futur në hartën e infektimeve nga koronavirusi. Sot është shfaqur rasti i parë në këtë bashki.
Lajmi kryesor:
Sot 2 viktima dhe 96 raste të reja me COVID-19! Situata tek Infektivi shumë serioze! Në Elbasan preket polici, në Pogradec infektohet punonjësi i bashkisë dhe bankierja
I.K/ReportTv.al