Sociale

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, Braimllari: Trashëgimia e saj mbetet frymëzim për të gjithë ne

5 Shtator, 11:54| Përditesimi: 5 Shtator, 11:56

  • Share

1757066117_540681694122150553134691269150034001783053949n.jpg

Nëkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari, përkujtoi sot 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ai thotë se trashëgimia e saj mbetet frymëzim për të gjithë ne që të shprehim më shumë humanizëm dhe vullnetarizëm.

“Nderojmë sot veprën e shenjtores Nënë Tereza, e cila me përkushtimin e saj ndaj të pamundurve u bë simbol i dashurisë dhe i mirësisë njerëzore. Trashëgimia e saj mbetet frymëzim për të gjithë ne, kudo në botë, që të shprehim më shumë solidaritet, humanizëm dhe vullnetarizëm”,- shkruan Braimllari.


Lajmi kryesor:

9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama: Grua me shpirtin sa vetë bota! Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Trump: Përfaqësonte më të mirën te ne


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i e vlerësoni programin qeverisës ‘Rama 4’?