Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’ka pranuar të deklarohet lidhur me thirrjen e Prokurorisë Speciale për intervistim, në cilësinë e dëshmitarit.
I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Kurti ka thënë se është në nxitim dhe se s’mund të flasë.
“Jam në nxitim sot”, ka thënë ai para gazetarëve derisa po dilte nga salla ku u diskutua për Projektin e Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve.
Prokurori i Shtetit ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitje në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, në orën 09:30.
'Prokurori i Shtetit thirrje për dëshmitarin Albin Kurti në objektin e Prokurorisë Speciale më 16 dhjetor 2024, në ora 09:30', thuhet në dokumentin e publikuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu në Facebook./Kosovapress.