Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të duhet të paraqitet në prokurori për të dëshmuar javën e ardhshme në 16 dhjetor.
Njoftimi për këtë është dhënë nga zëdhënësi I qeverisë në Prishtinë Përparim Kryeziu, i cili publikoi edhe fletën e thirrjes që ka mbërritur në adresën e zyrave të qeverisë pasditen e së Mërkurës.
“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale, shkruan Përparim Kryeziu”, tha ai.
Arsyeja zyrtare se përse Kurti është thirrur për të dëshmuar në prokurorinë speciale nuk është njoftuar, por zëdhënësi i Kurtit, e cilëson momentin kur ndodh kjo thirrje si një ndërhyrje në procesi elektoral që do të nisë së shpejti, me fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Fleta e thirrjes për Kurtin është dërguar në momentin që Kurti ndodhej në selinë ë Vetvendosjes për të mbyllur listat me kandidatët që do të dorëzoheshin në KQZ.
Disa media në Kosovë e kanë lidhur thirrjen e Kurtit për dëshmi me çështjen e rezervave shtetërore dhe një tender të zhvilluar për blerjen e grurit nga ana e shtetit dhe se ai thirret për raste të shpërdorimit të detyrës, ndonëse nuk ka akuzë zyrtare mbi të.
Për skandalin e rezervave shtetërore në Kosovë janë arrestuar dy zyrtarë të ministrisë së tregtisë dhe industrisë që tashmë janë të pandehur, ndërsa çështja ka përfshirë edhe politikën prej thuajse dy vitesh.
20
Përgjigju20
Përgjigju