Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar në lidhje me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më vitin 2024. Ai tha së në qendër të vëmendjes tashmë është progresi i luftës dhe arritja e qëllimeve dhe ambicieve kundër Ukrainës, për të fitur katër rajonet.
“Nuk e kemi dëgjuar duke thënë diçka, nëse do të garojë apo jo. Kjo do të thotë se është ende herët”, ka thënë Peskov.
Putin ka qenë president i Rusisë në periudhën 2000-2008 dhe sërish nga viti 2012. Për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së Rusisë, atij do t’i mundësohet gara edhe në vitin e ardhshëm. Në të kaluarën, Putin e ka bërë të ditur kandidim e tij pak para zgjedhjeve.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin nënshkruan pezullimin e Fillimit të Ri! Dirigjenti rus Soloviov sulmon Italinë: Bastardë
F.D/ReportTv.al