Sipas projektbuxhetit të ardhurat për frymë të qytetarëve në vitin 2021 do të rriten me 322 euro, dhe nga 4.446 euro të pritshme për këtë vit synimi është që në vitin 2021 të arrijnë në 4.768 euro vitin tjetër. Ministrja i përgjigjet pyetjes së Report TV se do të rriten të ardhura në vitin që vjen?
“Të gjitha këto investime publike sigurisht që do të sjellin një punësim sigurisht do të sigurohet përmes kompanive që do të kërkojnë fuqi punëtore. Ne kemi projektuar që konsumi i cili kontribuon me 90% në rritje e PBB-së, të rritet dhe ekonomia rritet me 5.5% vitin tjetër. Punësimi do të sjellë një pagë të shtuar ne rrogën minimale e rritëm, dhe rritja e pagave për mjekët dhe mësuesit do të sjellë më shumë konsum. Nëse rritet konsumi do të ketë edhe një rritje të mirëqenies së tyre”, tha Denaj.
Por nga ana tjetër përveç indeksimit të pensionet në vitin 2021 në vlerën e 2.4 miliardë lekëve, nuk do të ketë rritje të mirëfilltë të pensioneve.
“Sigurisht kemi diskutuar edhe për çështjen e pensioneve të cilat dhe këtë vit janë të limituara vetëm tek indeksimi, nuk ka një rritje siç mund të pritet megjithatë ky është një proces që do të kërkojë kohë, indeksimi këtë vit do të jetë 2.4 miliard lekë”, sqaroi Denaj.
Lajmi kryesor:
Projekt-buxheti i 2021-shit/ Denaj për Report TV: Mbështetet në 3 shtylla, rindërtimi do sjellë rritje ekonomike! Paketë rimëkëmbje në varësi të situatës së COVID, do ketë garanci të tretë sovrane (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al