Spartak Braho thotë se nuk ka ngjashmëri në lidhje me çështjen e drejtësisë mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, ndërsa e cilëson si hakmarrje politike të këtij të fundit. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço Braho kujtoi edhe fjalët e Fatos Nanos për mediat pasi doli nga burgu dhe u pyet për Sali Berishën.
‘Nuk ka ngjashmëri me Nanon. Burgosja e Nanos ishte një hakmarrje tipike e i një regjimi fashist siç vendosi Berisha atëherë. Akuzat ishin qesharake. Proceset që ndiqeshin në Itali për ministrat italianë u pushuan të gjitha. Për çfarë mbahej Nano në burg?! Në atë kohë Nano kur doli nga burgu u intervistua nga gazetarët dhe dikush e pyeti: Si mendoni do ta burgosësh Sali Berishën? Jo tha nuk do ta burgos unë Sali Berishën, por Sali Berisha do ta burgosë vetë Sali Berishën.’- tha Braho.
Lajmi kryesor:
Spartak Braho tregon si u mor Sali Berisha me forcë në komision në '98: Është frikacak! Janë 260 djem tropojanë të vrarë, duhet të përgjigjet
M.Q./ReportTv.al