TIRANË- Ish-deputeti Spartak Braho e cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha si një frikacak që ka frikë nga drejtësia e se nuk mban fjalën e dhënë. Në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se duhet ta marrin Berishën dhe ta flakin në qeli. Braho u shpreh se nëse vazhdon me këtë mendje, që nuk njeh vendimet e gjykatës, paraqet një rrezikshmëri.
‘SPAK nuk kishte si vepronte ndryshe. Mori veprime që kishin të bënim me kufizime të lëvizjes së Sali Berishës e ndaloi të dilte jashtë shtetit. Nuk i zbatoi me kokëfortësi. Në këtë kushte SPAK nuk mund të luajë me veten dhe ishte i detyruar që të luante me forcimin e masave. Ka thënë që unë do t’i bindem vendimit të parlamentit. Ky nuk është burrë, një cop frikacaku që ka frikë nga drejtësia të paraqitet. Nuk e mban fjalën e dhënë. Nuk ja vlen të mbash Sali Berishën në qeli, pasi për shkak të moshës ka një dispozitë. Jo në çdo rast mund ta marrë parasysh. Të marrin ta flakin dhe në qeli, ta provojë edhe qelinë.
Nëse vazhdon me këtë mendje që nuk njeh vendimet e gjykatës. Ky pastaj paraqet një rrezikshmëri më të shtuar. Le të shkojë ta provojë një herë. Do të njoftohet SPAK në rrugë shkresore. Ka të drejtë Berisha ta ankimojë këtë vendim. Padia është në GJK, deri në këtë fazë nuk ka vendime të tilla nga GJK. Kështu është vepruar për Nanon e morën nga zyra e prokurorit e çuan në burg. Normalisht do të ecet në këtë rrugë që do të miratohet vendimi nga parlamenti. Ndryshe thotë në mëngjes ndryshe thotë në darkë. Ende nuk është në pozitën e të pandehurit, por është 2 mm larg fakti që atij t’i hiqet imuniteti e ti komunikohet akuza. Avokatët duhet ta kishin këshilluar Berishën të mos bëjë këto karagjozllëqe. Kjo rëndon pozitën e tij rëndësi kanë provat.’- tha Braho.
Ish-deputeti Spartak Braho paralelizoi ngjarjet e sotme me Sali Berishën që po hetohet dhe SPAK që kërkon arrestimin e tij me vitin 1998 kur siç tha ai, ish-kryeministrit iu hoq imuniteti, madje u dërgua me forcë në parlament pasi nuk donte të paraqitej. Megjithë heqjen e imunitetit, Braho tha se në studion e Report Tv, se Berisha nuk shkoi në gjykatë për katër vjet radhazi.
'Në vitin 1998 prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës për grusht shteti. Unë kam qenë kryetar i komisionit në atë kohë. E thirra disa herë që të paraqitej për të shqyrtuar. Madje një nga anëtarët më aktiv ishte Nikoll Lesi që votoi pro heqjes së imunitetit. Ata të PD-së nuk qëndruan, ikën nga komisioni. E morëm forcërisht Sali Berishën, ja komunikuam se komisioni ka vendosur të heqë imunitetin. Masë të cilën e miratoi po atë natë Kuvendi. 4 vite prokuroria e thirri vazhdimisht dhe ai nuk u paraqit asnjëherë.'- tha Braho.
Për ish-deputetin, aferat në kompleksin Partianzi është gjysma e atyre që mund të akuzohet Sali Berisha. Sipas Brahos mbi Sali Berishën rëndojnë krime të tmerrshme. Duke iu referuar padisë së motrës së Haklajve, Braho tha se autoritetet suedeze po e hetojnë në Tiranë Sali Berishën. Më tej Braho shtoi se janë 260 djem tropojanë të vrarë e për këtë një mënyrë direkte apo indirekte duhet të përgjigjet Sali Berisha.
‘Ka kryer vepra të rënda, jo vetëm për kompleksin Partizani. Kompleksi Partizani është gjysma e atyre që akuzohet. E kërkojnë edhe suedezët Sali Berishës. Kanë ardhur suedezët e Tropojës. Mbi Berishën dhe shpatullat e tij rendojnë krime të tmerrshme. Janë 260 djem tropojanë që janë vrarë të cilët thërresin për drejtësi, do të thirret ai direkt dhe indirekt. Fillojnë pas ’97. Ai duhet të përgjigjet edhe për burgosjen e Adem Jasharit, ’93. Në ’96 Hashim Thaçin.’- tha Braho.
Duke u ndalur tek protesta e Sali Berishës një ditë më para kryesisë, Braho tha se Berisha proteston vetëm për veten e tij.
‘Për b*thën e tij... për veten e tij! Ka frikë moj. Ja do mblodhi 500 veta. S’do ketë kohë Berisha të përdorë vulën. Vula e Berishës ka vite që ka humbur. Çe do Berisha vulën s’do të ketë kohë ta përdorë.’- Braho.
Ish-deputeti Spartak Braho deklaroi në emisionin ‘Frontline Intervew’ në Report Tv se Sali Berishës i është hequr imuniteti në vitin 1998 për grusht shteti e se refuzoi që të paraqitej në komision. Për gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se Sali Berisha u mor me forcë, ndërsa shtoi se nuk u paraqit asnjëherë në prokurori.
‘E mban veten si kampion i zbatimit të ligjit. Në vitin 1998 prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës për grusht shteti. Unë kam qenë kryetar i komisionit në atë kohë. E thirra disa herë që të paraqitej për të shqyrtuar. Ishte një komision miks. Madje një nga anëtarët më aktiv ishte Nikoll Lesi që votoi pro heqjes së imunitetit. Ata të PD-së nuk qëndruan, ikën nga komisioni. E morëm forcërisht Sali Berishën, ja komunikuam se komisioni ka vendosur të heqë imunitetin. Masë të cilën e miratoi po atë natë Kuvendi. 4 vite prokuroria e thirri vazhdimisht dhe ai nuk u paraqit asnjëherë. Ky është Sali Berisha. Unë atë kam hall se ky do të dalë do të bëjë rrëmuja, se do t’i shkojë polici poshtë shtëpisë dhe do të kërcënojë u hodha nga ballkoni.’- tha Braho.
Spartak Braho thotë se nuk ka ngjashmëri në lidhje me çështjen e drejtësisë mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, ndërsa e cilëson si hakmarrje politike të këtij të fundit. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço Braho kujtoi edhe fjalët e Fatos Nanos për mediat pasi doli nga burgu dhe u pyet për Sali Berishën.
‘Nuk ka ngjashmëri me Nanon. Burgosja e Nanos ishte një hakmarrje tipike e i një regjimi fashist siç vendosi Berisha atëherë. Akuzat ishin qesharake. Proceset që ndiqeshin në Itali për ministrat italianë u pushuan të gjitha. Për çfarë mbahej Nano në burg?! Në atë kohë Nano kur doli nga burgu u intervistua nga gazetarët dhe dikush e pyeti: Si mendoni do ta burgosësh Sali Berishën? Jo tha nuk do ta burgos unë Sali Berishën, por Sali Berisha do ta burgosë vetë Sali Berishën.’- tha Braho.
Ja edhe taku,ja edhe BATAKU....ndaji o popull cili m*t i thate dhe cili i njome...ehhhh çe ka gjet kete popull fatkeq!
Përgjigju