Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se shpërdorimi i detyrës është parashikuar si vepër penale edhe në draftin e ri të Kodit Penal që pritet të dalë shumë shpejt për konsultim publik.
Deklarata e ministrit të Drejtësisë, Manja u bë pas një takimi me investitorët e huaj në Tiranë.
“Shpërdorimi i detyrës është vepër penale edhe në draftin e Kodit të ri Penal që do të hidhet për konsultim publik, brenda këtij viti. Drafti është punuar nga një grup ekspertësh profesionistë të vendit. Do të marrë kohën e nevojshme për konsultim publik. Do të thithim mendimet e sugjerimet e profesionistëve të fushës dhe grupeve të interesit, gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, biznesit dhe kujtdo profesionisti të ligjit që do të japë kontribut në përmirësimin e kodit të ri penal”, u shpreh Manja.
Sipas tij, e rëndësishme është që ne të kemi një Kod të ri Penal që vjen në standardet e BE-së, sepse një nga risitë e këtij drafti është edhe reflektimi i 52 direktivave të BE-së në fushën penale.
Lajmi kryesor:
Vendimi i Strasburgut, Ministri Manja: 21 janari kapitull i hapur, krim shtetëror që duhet hetuar! Drejtësia të dalë me një përgjigje
SI.E./ReportTv.al