Vendimi i Strasburgut, Ministri Manja: 21 janari kapitull i hapur, krim shtetëror që duhet hetuar! Drejtësia të dalë me një përgjigje

17 Nëntor 2023, 10:43| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 15:17

  • Share

TIRANË- Pas vendimit të Strasburgut, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se 21 janari është një kapitull i hapur, për të cilin autoritetet shqiptare të drejtësisë duhet të dalin me një përgjigje të qarë. Në një prononcim për gazetarët, Manja tha se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka thënë qartë se 21 janari është një krim shtetëror që duhet hetuar. Manja theksoi se ky vendim i Strasburgut duhet të shërbejë për rihetimin e plotë të 21 janarit.

“Më duhet të them që vendimi i Strasburgut dhe pse i vonuar pas 12 vitesh është një vendim i mirë, konfirmoi qëndrimet tona me 21 janarin, është konsideruar shkelje e nenit 2 të konventës. Autoritetet kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Strasburgut. 21 janari kapitull i hapur, duhet të ketë përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare për 21 janarin. Strasburgu ka thënë 21 janari nuk është hetuar në gjithë dimensionin si krim shtetëror”, tha Manja.

Sa i takon Belerit, Manja u tregua i prerë edhe njëherë duke thënë se është çështje e drejtësisë dhe se qeveria nuk do të ndërhyjë. Ministri shtoi se nuk beson se Greqia do të bllokojë rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Më duhet të pohoj qëndrimin, Beleri është çështje e drejtësisë. Greqia ka qëllimet e veta, por kjo është një çështje e drejtësisë. Nuk besoj se Greqia do bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE", tha Manja. 

Ministri i Drejtësisë tha se dosja për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i arrestuar më 8 nëntor, do t'i kalojë autoriteteve turke. 

Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet.  Në protestën e 21 Janarit 2011 u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.

Ora 10:50
A do ta heqë mazhoranca 'shpërdorimin e detyrës' si vepër penale? Ja si përgjigjet ministri!

1700213991_manja.jpg

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se shpërdorimi i detyrës është parashikuar si vepër penale edhe në draftin e ri të Kodit Penal që pritet të dalë shumë shpejt për konsultim publik.

Deklarata e ministrit të Drejtësisë, Manja u bë pas një takimi me investitorët e huaj në Tiranë.

“Shpërdorimi i detyrës është vepër penale edhe në draftin e Kodit të ri Penal që do të hidhet për konsultim publik, brenda këtij viti. Drafti është punuar nga një grup ekspertësh profesionistë të vendit. Do të marrë kohën e nevojshme për konsultim publik. Do të thithim mendimet e sugjerimet e profesionistëve të fushës dhe grupeve të interesit, gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, biznesit dhe kujtdo profesionisti të ligjit që do të japë kontribut në përmirësimin e kodit të ri penal”, u shpreh Manja.

Sipas tij, e rëndësishme është që ne të kemi një Kod të ri Penal që vjen në standardet e BE-së, sepse një nga risitë e këtij drafti është edhe reflektimi i 52 direktivave të BE-së në fushën penale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesia: 17/11/2023 12:20

    Shteti ka pergjegjesi. Dje dhe sot. Vrasesit e Aleksit duhet te gjykohen dhe denohen. Perfshire pergjegjes si Sali Berisha, ish kryeminister, dhe Lulzim Basha, ish minister i brendshem, te cilet ndikuan ose edhe urdheruan veprime qe sollen per pasoje vrasjen. Gjithashti, edhe organizatoret e konspiracionit per qellime propogande, sidomos Edi Rama dhe Tom Doshi, njesoj pergjegjes per veprime qe sollen per pasoje zinxhirin e veprimeve te te mesipermve. 'Shteti ka pergjegjesi.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 17/11/2023 10:59

    Manja je nje nga MANJATËT E KRIMIT DHE KORRUPSIONIT NE RADHËT E MAZHORANCES DHE PERGJEGJES PER MBULIMIN E KRIMIT TE VRASJES SE 21 JANARIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?