Vrasja e Aleks Nikës në 21 janar, përlotet deputeti i PS: Isha krah për krah me të, u largova kur gjethet e pemëve filluan të binin nga plumbat

16 Nëntor 2023, 22:14| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 22:44

  • Share

 

Duke diskutuar për vendimin e gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, deputeti i PS Eduart Ndreca, i përlotur ka rrëfyer se gjatë momentit kur gardistët kanë qëlluar me plumba, edhe ai vetë ka qenë pranë viktimës i cili ishte në grupin e protestuesve të ardhur nga Lezha.

Ai tregoi se ishte larguar në momentin kur ishin qëlluar me plumba dhe më pas mori vesh lajmin se Aleks Nika ishte qëlluar dhe kishte ndërruar jetë.  

“Kemi qenë grupi i Lezhës, bashkë me Aleks Nikën. Mbaj mend që jemi kontrolluar nja 10 herë nga Lezha deri në Tiranë. Kemi hyrë, Aleks Nika ka pasur një flamur në dorë. Jemi larguar kur filluan gjethet e pemëve të binin nga plumbat. Kemi ikur të gjithë në drejtim të paditur, kam qenë bashkë me 3 kushërinjtë e mi dhe më vonë kam marrë vesh që Aleks Nika ka mbetur i vrarë.

Unë nuk ngurroj ta them, është një krim i mirëfilltë shtetëror sepse jashtë perimetrit të qeverisë në asnjë mënyrë nuk duhet të ishte vepruar ashtu. Nuk ia merrte kush karrigen edhe sikur të hynin në kryeministri protestuesit. Më rrënqethet mishi kur e kujtoj, sepse përtej dhimbjes për një mik të mrië, mund të kisha qenë edhe unë. Kam arsye ta kujtoj dhe ta përmend sa herë të dal”- tha Ndreca.


Lajmi kryesor:

Deklarata e Ramës për 'Drejtësinë'/ Çupi: E rrezikshme, presion ndaj SPAK dhe SHBA! Dervishi: Po mundohet të marrë 'xixat' e Prokurorisë së Posaçme


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?