Deklarata e Ramës për 'Drejtësinë'/ Çupi: E rrezikshme, presion ndaj SPAK dhe SHBA! Dervishi: Po mundohet të marrë 'xixat' e Prokurorisë së Posaçme

16 Nëntor 2023, 21:33| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 07:26

  • Share

Deklarata e Ramës në takimet me Asamblenë e Zgjeruar të PS në qytete të ndryshme ku shprehet se PS ka meritën për Reformën në Drejtësi, ka shkaktuar debate mbi autorësinë e kësaj reforme.

Këtë deklaratë të Ramës, deputetja e PD Dhurata Çupi e cilësoi si “të rrezikshme”. E ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Çupi tha se me deklarata të tilla, Rama mban në presion SPAK-un dhe amerikanët.

“Po i njëjti kryeministër mbushi Shqipërinë me drogë. Rama mori iniciativën për ta kontrolluar totalisht këtë reformë dhe i kontrollon të gjitha strukturat e drejtësisë përveç SPAK-ut.  Pasi prokurorët e SPAK u kthyen nga SHBA, tani po thotë që reformën e kam bërë unë dhe duhet të më përgjigjeni mua. Ndërsa amerikanëve u thotë që unë e kam  bërë reformën dhe unë e kam në dorë ta vazhdoj.  E vetmja gjë që mund të ketë për 2025 është të shkojë në takime dhe të thotë, e kam bërë unë Reformën”- tha deputetja.

Gjithashtu edhe gazetari Ferdinand Dervishi tha se Rama po përpiqet të marrë meritat e SPAK për të marrë pak nga pëlqimi që Prokuroria e Posaçme ka në popull. Ai tha se vetë Rama është përpjekur të ndikojë në zgjedhjet e kreut të ri të SPAK.

“Kryeministri po përpiqet të marrë meritat e xixat e të tjerëve. Ndodh me politikën, kur kryeministrit i ka mbetur ndezur vetëm llamba e propagandës. I ka ndodhur Berishës në 2009 pas Gërdecit që populli të mendonte se vuri mend. Pse ky njeri nuk duhet t’i marrë këto merita? Sepse është njeriu që e sabotoi këtë reformë në drejtësi. I ka shpëtuar vetëm një ceululë e vogël që është SPAK-u. Të mos harrojmë që në momentin kur SPAK po orientohej më shumë nga shkeljet e qeverisë, doli dhe tha “parcela është nga ana tjetër”.  Edhe tek zgjedhjet për kreun e ri, u pa hapur se ai mbështeste dikë tjetër. Mos të kishte shkuar Yuri Kim aty të rrinte në këmbë, do ia kishte dalë”- tha Dervishi.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Eduard Ndreca tha se kryeministri Edi Rama ka thënë se PS ka qenë e para forcë politike që e ka mbështetur këtë Reformë dhe jo që ka autorësinë.

“Ka pasur edhe më herët kërkesë ndaj faktorit politik shqiptar, por nuk kanë qenë të gatshëm për ta bërë diçka të tillë. Ne nuk themi që e bëri PS por guxoi të ishte e para në krye të votimit të kësaj reforme. Që në momentin e parë, dakordësia ka qenë vetëm e PS. Forcat e tjera politike e kanë votuar në minutën e fundit. Kjo reformë do ishte e pamundur pa ndërkombëtarët”- nënvizoi deputeti.

Ndërsa ish-prokurorja Elisabeta Imeraj tha se suksesi i Reformës në Drejtësi nuk matet duke parë sesa gjyqtarë apo prokurorë janë hequr nga puna por duke parë sesa rezultat ka sjellë për qytetarët. Imeraj shtoi se qytetarët nuk duan të presin 12 vite për të pritur përgjigjet e gjyqeve për pronat.

“Nuk e masim dot tempin e reformës në drejtësi sesa reforma janë hequr nga puna dhe sa të kënaqur janë shqiptarët që këta janë hequr nga puna. Nëse mendojmë se sot është bërë një riformatim të figurave të reja, kjo është një gënjeshtër e madhe, se nuk ka figura të reja. Ne duhet të masim sa të mria nga ka sjellë reforma në Drejtësi nga rezultatet. Çdo politikan zgjedh t’u drejtohet votuesve të tij, qoftë të majtë apo të djathtë në mënyrën politike. Nëse kjo fjalë zë tek këta votues, kjo është pjesë e perceptimit të tyre. Shqiptarët nuk duan që shqyrtimi i gjyqeve të pronave të mos zgjasë mbi 12 vjet sepse konsumohet njeriu duke pritur realizimin e së drejtës. Ata nuk kënaqen se disa njerëz dalin nga sistemi duke u pushuar nga puna”- shtoi Imeraj.

Një tjetër pikë e diskutimit në studio ishte edhe vendimi i gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, ku në vendimin e zbardhur theksohej se shteti ka gisht në këtë çështje dhe se duhet të ketë rihetim e dënim të përgjegjësve. Lidhur me 21 janarin, deputeti socialist Ndreca i cili rrëfeu se kishte qenë pranë Aleks Nikës kur e kishin qëlluar me armë, tha se priste që drejtësia ta zbardhte ngjarjen por shtoi se nuk e kuptonte ngërçin e krijuar mes SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës për hetimin e kësaj çështje.

Ora 22:14
Vrasja e Aleks Nikës në 21 janar, përlotet deputeti i PS: Isha krah për krah me të, u largova kur gjethet e pemëve filluan të binin nga plumbat

 

Duke diskutuar për vendimin e gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, deputeti i PS Eduart Ndreca, i përlotur ka rrëfyer se gjatë momentit kur gardistët kanë qëlluar me plumba, edhe ai vetë ka qenë pranë viktimës i cili ishte në grupin e protestuesve të ardhur nga Lezha.

Ai tregoi se ishte larguar në momentin kur ishin qëlluar me plumba dhe më pas mori vesh lajmin se Aleks Nika ishte qëlluar dhe kishte ndërruar jetë.  

“Kemi qenë grupi i Lezhës, bashkë me Aleks Nikën. Mbaj mend që jemi kontrolluar nja 10 herë nga Lezha deri në Tiranë. Kemi hyrë, Aleks Nika ka pasur një flamur në dorë. Jemi larguar kur filluan gjethet e pemëve të binin nga plumbat. Kemi ikur të gjithë në drejtim të paditur, kam qenë bashkë me 3 kushërinjtë e mi dhe më vonë kam marrë vesh që Aleks Nika ka mbetur i vrarë.

Unë nuk ngurroj ta them, është një krim i mirëfilltë shtetëror sepse jashtë perimetrit të qeverisë në asnjë mënyrë nuk duhet të ishte vepruar ashtu. Nuk ia merrte kush karrigen edhe sikur të hynin në kryeministri protestuesit. Më rrënqethet mishi kur e kujtoj, sepse përtej dhimbjes për një mik të mrië, mund të kisha qenë edhe unë. Kam arsye ta kujtoj dhe ta përmend sa herë të dal”- tha Ndreca.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vilman: 17/11/2023 11:39

    Keto mostra e cuan PD per lesh dhe qajne hallin e Rames....Sa te jete gjalle Sali NON GRATA dhe shpellaret qe i shkojne pas Rama marshon perpara...

    Përgjigju
  • Daje Sami: 16/11/2023 23:45

    Pyetja shtrohet: Kush i nxorri ne proteste protestuesit dhe pastaj i lane ne duart e Bashes dhe Berishes qe te qellonin mbi turmen duke e lare me gjak me kater bije nenash te vrare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?