Mbretëresha Elisabeth, Harry dhe Meghan

A do të lejohet më përdorimi i fjalës 'mbretëror' për kompaninë e Harry-t dhe Meghan-it?

19 Shkurt 2020, 15:04| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 15:12

  • Share

Përdorimi i fjalës “mbretëror" nga Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan, për sipërmarrjen e tyre të re po rishikohet nëse do të lejohet të përdoret apo jo.

Sipas një burimi mbretëror nga CNN, diskutimet janë ende në zhvillim por drejtimi i mundshëm është se termi nuk do të jetë pjesë e markës së Sussex-it.

Duka dhe Dukesha e Sussex befasuan botën muajin e kaluar kur ata njoftuan planet për t'u larguar nga detyrat e tyre në familjen mbretërore britanike dhe kalimin në një model të ri pune.

Në të njëjtën kohë, doli që çifti kishte paraqitur një kërkesë për një markë tregtare në Mbretërinë e Bashkuar për termin "Sussex Royal", që përfshin qindra sende nën kategoritë e materialeve si  veshmbathje, fushatë, mbledhje fondesh për bamirësi, arsim dhe shërbime të kujdesit shoqëror.

Sidoqoftë, një ndihmës i Mbretëreshës paralajmëroi Dukën dhe Dukeshën që të mos përdorin termin në fillim të këtij muaji.

"Unë nuk mendoj se është e kënaqshme. Nuk mund të jenë dy gjëra në të njëjtën kohë. Ju ose jeni mbretëror ose nuk jeni", tha Thomas Woodcock, Garter King of Arms, për botimin.

Kur Buckingham Palace tregoi rolet e reja për Harry dhe Meghan muajin e kaluar, ajo tha se kishte disa çështje që kërkonin punë shtesë dhe konsultime.

Princi Harry dhe Meghan ranë dakord për të ndaluar përdorimin e titujve të Lartësisë së Tij dhe të Lartësisë së saj Mbretërore, të shpëtojnë disa fonde nga shteti dhe të kthejnë fondet e “Grantit Sovran” që ata shpenzuan për të rinovuar vendbanimin e tyre zyrtar.

Burimi tha se planifikimi ishte duke u zhvilluar rreth fillimit të organizatës së re jofitimprurëse të çiftit, duke shtuar se detajet do të publikohen në kohën e duhur.

Harry dhe Meghan u nisën për në Kanada me djalin e tyre Archie pas njoftimit për dorëheqjen mbretërore.

Që atëherë, është bërë e ditur që çifti po mbyllnin zyrën e tyre në Pallatin Buckingham.

CNN e kupton që çifti nuk ka më nevojë për një zyrë në rezidencën kryesore të mbretëreshës në Londër që kur u tërhoq nga rolet e tyre nga detyrat si anëtarë të familjes mbretërore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?