Presidenti Ilir Meta e ka përjashtuar si mundësi që të ulë në një tryezë palët politike bë vend për të diskutuar për Kodin Zgjedhor. Kjo sepse sipas tij, detyra e vetme e tyre është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.
"Meta nuk ka çfarë takimi të zhvillojë se marrëveshja është firmosur më 5 qershor dhe ka një detyrë të gjithë, duhet ta respektojmë, dhe unë po e respektoj duke kërkuar reflektim. Se si do të reagojë mazhranca apo kuvendi një partiak është punë e tyre, presidenti do të votojë gjithnjë në lartësinë e detyrës. Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Skandali i shtetësisë për 8 orë, Meta: Futbollisti afrikan u verifikua, por nuk ua tregoj dokumentin se është sekret
B.K.//ReportTv.al