Pandeli Nakoleci pas arrestimit dhe dërgimit në Prokurori

Kosova & Rajoni

Greqi/ Shqiptari që vrau gruan pyet vajzën: A e dije se nëna jote më tradhtonte?! Motra e viktimës: E përdhunoi që ta linte shtatzënë dhe të mos divorcohej

25 Gusht, 09:10| Përditesimi: 25 Gusht, 17:02

  • Share

“A e dije se nëna jote më tradhtonte?”. Kjo ishte pyetja tronditëse që Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i drejtoi vajzës së tij 18-vjeçare gjatë përballjes në polici, pas vrasjes së bashkëshortes së tij, nënës së 4 fëmijëve, në Volos të Greqisë. Fillimisht ai i tha vajzës që nuk donte ta vriste 36-vjeçare dhe se ishte i hutuar në momentin kur mori thikën në dorë, por më pas u justifikua duke thënë se gruaja e kishte provokuar dhe e tradhtonte, duke përforcuar xhelozinë e sëmurë që e kishte shfaqur edhe më herët.

Një rrëfim i motrës së të ndjerës Marjola Nakoleci, publikuar në mediat greke, hedh dritë mbi një histori të gjatë dhune e abuzimi në çiftin që ishin njohur që në moshë të re me njëri-tjetrin.

Sipas saj, në momentet që u shfaqën krizat e para bashkëshortore, 40-vjeçari e kishte përdhunuar për ta lënë shtatzënë, duke e mbajtur të lidhur pas vetes që të mos divorcohej.

"Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur lindi fëmijë, ai ndryshoi. U bë abuziv, e rrihte para fëmijëve dhe u thoshte atyre: Mbylleni gojën, rrini larg", tha ajo. 

Ajo kishte bërë disa aborte, tregoi e motra, duke shtuar se Mariola jetonte nën dhunë fizike, psikologjike, dhe kërcënimin e vazhdueshëm se nëse do të largohej ai do t’i bënte keq fëmijëve. Pikërisht frika për jetën e fëmijëve tha se e pengoi 36-vjeçaren të denonconte bashkëshortin tek autoritetet.

Marjola Nakoleci, u vra paraditen e 22 gushtit, pas një sherri të dhunshëm të ndodhur para syve të fëmijëve. Autori, e qëlloi me thikë në hyrjen e pallatit ku banonin, dhe më tej u arratis për më shumë se 24 orë derisa u gjet nga policia greke jo shumë larg shtëpisë, i veshur me rroba të tjera të marra nga kazanët e plehrave. Dëshmitarë okularë thanë se gjatë arrestimit ai u bërtiste policëve: “Ia bëra mirë, ajo e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

Pandeli Nakoleci rezulton disa herë i dënuar. Familjarët në Shqipëri thonë se ishte me kartelë dhe përfitues i kemp-it në vendlindje. Në Greqi ishte nën trajtim psikiatrik me urdhër të prokurorisë, ndërsa vetëm pak muaj më parë ishte shtruar në spital. Autoritetet do të hetojnë edhe kushtet në të cilat shqiptari la spitalin psikiatrik.

Hetuesit kanë ngritur akuzë për vrasje me dashje ndaj një viktime të dhunës në familje. Nakoleci do të dalë të martën para gjykatës për masën e sigurisë. Ndërkohë, është urdhëruar një hetim social për fëmijët e mitur, të cilët aktualisht ndodhen pranë të afërmve të nënës së vrarë.

Ora 12:54
E goditi disa herë me thikë në kraharor, ja si u vra 36-vjeçarja nga shqiptari në Greqi! Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

Pandeli dhe Marjola Nakoleci

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në trupin e 36-vjeçares shqiptare, ajo është vrarë me thikë. Ka qenë sulmi me thikë në kraharor që i mori jetën në vend së resë, duke lënë pas 4 fëmijë. Po kështu, ekspertiza rezulton se 36-vjeçarja ka pasur lëndime të tilla në shumë pjesë të trupit, siç raporton media greke To Vima.

Këto, “provojnë” në një formë apo në një tjetër, dhunën e përdorur nga 40-vjeçari në vatrën familjare. Dëshmitë e fëmijëve dhe të motrës së 36-vjeçares, tregojnë se viktima është abuzuar nga bashkëshorti i saj përmes dhunës psikologjike, fizike, por dhe seksuale.

Motra e 36-vjeçares, është shprehur se viktima ishte njohur me 40-vjeçarin në moshë të re, e se ai e ka përdhunuar për ta lënë shtatzënë, me synim që të mos divorcoheshin. Përgjatë martesës, 36-vjeçarja ka përjetuar dhunë, madje është kërcënuar nga Pandeli Nakoleci me jetën e fëmijëve nëse ajo konsideronte ndarjen. Motra e viktimës, tregon gjithashtu se 36-vjeçarja ka abortuar disa herë.

Ora 12:44
Greqi/ 40-vjeçari shqiptar vrau gruan, avokati: Është penduar, e donte! Por, u zemërua nga sjellja e saj provokuese

1755963637_pandelinakoleci.JPG

Momenti i arrestimit të Pandeli Nakolecit

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për mediat greke. Avokati Vasilis Noulezas, është shprehur fillimisht se Nakoleci është penduar dhe ndihet “i shkatërruar” për krimin e bërë ndaj nënës së fëmijëve të tij.

“Ai është padyshim i penduar... i penduar dhe i shkatërruar, sepse vrau me duart e tij një grua që e donte dhe me të krijoi një familje, me të cilën solli në këtë botë katër fëmijët”, tha avokati, siç raporton media greke taxydromos.gr.

Por, Nakoleci, në momentin që u arrestua nuk shprehu pendesë, pasi u shpreh “mirë ia bëra, po më tradhtonte.” Për këtë deklaratë, avokati i 40-vjeçarit tha se ky krim brenda familjes erdhi si pasojë e “sjelljes provokuese të gruas së tij”.

“Ndoshta sjellja provokuese e 36-vjeçares, ndoshta partneri i ri në jetën e saj e zemëroi atë duke bërë që të humbte durimin. Ky nuk është justifikim për marrjen e jetës njerëzore, ai e kreu këtë krim të tmerrshëm dhe të shëmtuar”, shtoi më tej mbrojtësi i 40-vjeçarit.

Por, si duhet të kishte reaguar Pandeli Nakoleci? Me qetësi dhe pa përdorur dhunë, sqaron avokati.

“Unë si person jam vërtet i tronditur dhe i shkatërruar. Ai duhej të kishte treguar qetësi. Nëse ishte e nevojshme, të kishte kthyer një faqe tjetër në jetën e tij, pa iu drejtuar dhunës”, tha avokati Noulezas.

Ora 09:23
Vrasja në Greqi, trondit motra e viktimës: E përdhunoi që të mbetej shtatzënë dhe të mos divorcohej! E kërcënonte me fëmijët

Çifti i bashkëshortëve Nakoleci dhe vendi ku ndodhi vrasja

Detaje të reja po dalin në dritë rreth vrasjes në Volos të premten, ku 40-vjeçari pandeli Nakoleci, me precedentë penalë dhe i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor, akuzohet se vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve të tyre.

Ai akuzohet për vrasje me dashje dhe dhunë në familje, teksa nesër do dalë për masë sigurie në gjykatë. Pas vajzës së tij që deklaroi se do hakmerrej, tani është motra e viktimës që jep detaje tronditëse nga dinamika e dhunës në familje.

Motra e 36-vjeçares foli edhe për abuzimin seksual që viktima përjetoi brenda martesës së saj. Ajo zbuloi se gruaja duroi dhunë fizike dhe seksuale, me bashkëshortin e saj që e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim për ta mbajtur ‘robëreshë’, që të mos divorcohej.

“Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh”, tha ajo, duke theksuar se 40-vjeçari e kërcënoi se “nëse ajo divorcohej prej tij, ai do të bënte më keq”, informon media.

Sipas saj, çifti u takua në një moshë të re. Megjithatë, sjellja e burrit ndryshoi në mënyrë dramatike kur ata patën fëmijë.

"Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. Ai u bë abuziv, e rrihte atë", tha motra e 36-vjeçares, duke shtuar:

"Ai e la shtatzënë me qëllim. E përdhunoi që ajo të mos divorcohej prej tij", tha ajo, duke përshkruar ngjarjet e tmerrshme që ndodhën në jetën e çiftit, të cilat në fund përfunduan në tragjedi. "Ai e kërcënoi se nëse ajo do të divorcohej prej tij, do t'i bënte më keq, madje edhe fëmijëve të tij. Do t'i rrihte", tha ajo.

Dhe më pas ajo vijon e tregon historinë e lidhjes së tyre dhe se si ai ndryshoi menjëherë.

"Motra ime u dashurua me këtë kopil që në moshë të vogël. Kur ajo lindi fëmijë, ai ndryshoi, u bë abuziv dhe e rrihte. Ai u thoshte fëmijëve: 'Rrini larg, mbylleni gojën' dhe e rrihte para tyre", tha motra e viktimës.

Siç theksoi ajo, kjo situatë kishte vazhduar prej shumë vitesh, ndërsa frika për jetën e fëmijëve të saj ishte ajo që e pengoi 36-vjeçaren të denonconte bashkëshortin e saj tek autoritetet.

A.Q/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?