Pandeli Nakoleci 40 vjeç ka ndryshuar dëshminë në lidhje me vrasjen e gruas së tij Marjola Nakoleci, ngjarje e ndodhur në Volos të Greqisë.
Ndryshe nga sa deklaroi në dëshminë e parë në polici që gruaja meritonte të vdiste se sipas tij e kishte tradhtuar, sot ai ka folur për një emision në televizionin grek Mega.
Në këtë intervistë televizive, 40-vjeçari shqiptar pretendon se nuk kishte planifikuar ta vriste gruan, por vetëm ta trembte. Por ai shton se humbi mendjen dhe se gruaja i kishte konfirmuar për tradhtinë. Sipas tij, një person i tretë kishte hyrë mes tyre dhe është fajtori që i shkatërroi familjen.
“E doja shumë gruan time, nuk kisha planifikuar ta vrisja apo ta dëmtoja, doja vetëm ta trembja me çfarë kisha në dorë. U çmenda, humba mendjen kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk kishte qenë i imi dhe se do më tregonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashka, filloi e keqja. Një person i tretë na shkatërroi familjen. Ndjej keqardhje, mendoj për fëmijët e mi, çfarë do të bëhet me ta, do doja ta ktheja kohën pas, të lëndoja veten time. Punova shumë për familjen time kisha besim të plotë te ajo. Por në Facebook e TikTok komunikonte me një person tjetër, sjellja e saj ndryshoi plotësisht. U përpoqa shumë herë ta shpëtoja martesën time. Kishim vetëm zënka verbale, nuk ngrita kurrë dorë ndaj saj. I dua shumë fëmijët e mi dhe u kërkoj falje”, tha Pandeli Nakoleci në emisionin televiziv.
36-vjeçarja Marjola Nakoleci humbi jetën nga goditjet me thikë në kraharor.
Krimi i rëndë ndodhi në qytetin Volos të shtetit grek dy ditë më parë. Autori u arratis pas krimit, por u kap më vonë i fshehur në një parcelë dhe me rroba të tjera. Ai pranoi në polici krimin dhe tha se e kishte bërë për shkak të xhelozisë. Në variantin fillestar, 40-vjeçari nuk shprehu pendesë.
Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit në Volos të Greqisë.
Sipas shtypit fqinj, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën.
Krimi ndodhi në shkallët e pallatit teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa.
Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë.
Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor.
Edhe vajza 16-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në krim, u përpoq të ndihmonte nënën 36-vjeçare. Kjo e fundit vdiq në krahët e vajzës së saj.
Ndërsa vajza tjetër e çiftit, vetëm 5 vjeçe, mbeti e tronditur brenda apartamentit.
Pasi goditi për vdekje me thikë Marjolën, Pandeli Nakoleci u arratis dhe u kap nga policia greke rreth 1 ditë më vonë.
Vrasja brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë ka tronditur mbarë opinionin publik në shtetin fqinj, por dhe në vendin tonë.
Vajza 18-vjeçare e çiftit Nakoleci ka folur për televizionin grek Mega duke treguar të gjithë dinamikën.
Ajo shprehet se ishte dëshmitare e të gjithë krimit dhe pa se si i ati vrau me thikë nënën e saj.
18-vjeçarja thotë se nuk do që ta shikojë më të atin.pande
Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz.
Pyetje: Nuk janë grindur më parë?
Vajza: Janë grindur por jo kështu. Ishim mirë. Kohët e fundit kishte filluar punën. Punonte normalisht, ishte normal. Nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe për këtë arsye e bëri.
Pyetje: Ishe aty?
Vajza: Po. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë ndihmë’, ai veproi shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikë dhe ajo po bërtiste, edhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë. Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘Do të më vrasësh’? Pastaj filloi të vraponte. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them. Ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. U grindën për këtë dhe mami i tha ‘më mirë të ndahemi’. Ai iku njëherë për dy ditë, nuk e nxorri jashtë mami, iku vetë dhe pastaj u kthye dy ditë më vonë dhe na thoshte më vjen, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më.
Pyetje: A kishte tentuar ndonjëherë vetëvrasjen?
Vajza: Po një herë, këtë vit në fakt. Për të njëjtën arsye.
Pyetje: A ja mori celularin mamit për të kontrolluar mesazhet?
Vajza: Po, po.
40-vjeçari Pandeli Nakoleci e goditi me thikë në kraharor bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, pas sherrit për xhelozinë. Sipas tij, ajo e tradhtonte dhe një fëmijë që kishte humbur nuk ishte i tij, por i një burri tjetër.
