Vrasja brenda familjes shqiptare në Volos të Greqisë ka tronditur mbarë opinionin publik në shtetin fqinj, por dhe në vendin tonë.
Vajza 18-vjeçare e çiftit Nakoleci ka folur për televizionin grek Mega duke treguar të gjithë dinamikën.
Ajo shprehet se ishte dëshmitare e të gjithë krimit dhe pa se si i ati vrau me thikë nënën e saj.
18-vjeçarja thotë se nuk do që ta shikojë më të atin.pande
Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz.
Pyetje: Nuk janë grindur më parë?
Vajza: Janë grindur por jo kështu. Ishim mirë. Kohët e fundit kishte filluar punën. Punonte normalisht, ishte normal. Nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe për këtë arsye e bëri.
Pyetje: Ishe aty?
Vajza: Po. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë ndihmë’, ai veproi shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikë dhe ajo po bërtiste, edhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë. Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija. Pastaj mami filloi të thoshte ‘Do të më vrasësh’? Pastaj filloi të vraponte. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them. Ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. U grindën për këtë dhe mami i tha ‘më mirë të ndahemi’. Ai iku njëherë për dy ditë, nuk e nxorri jashtë mami, iku vetë dhe pastaj u kthye dy ditë më vonë dhe na thoshte më vjen, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më.
Pyetje: A kishte tentuar ndonjëherë vetëvrasjen?
Vajza: Po një herë, këtë vit në fakt. Për të njëjtën arsye.
Pyetje: A ja mori celularin mamit për të kontrolluar mesazhet?
Vajza: Po, po.
40-vjeçari Pandeli Nakoleci e goditi me thikë në kraharor bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, pas sherrit për xhelozinë. Sipas tij, ajo e tradhtonte dhe një fëmijë që kishte humbur nuk ishte i tij, por i një burri tjetër.
Lajmi kryesor:
Greqi/ Pandeli Nakoleci ndryshon dëshminë: Nuk doja ta vrisja gruan, por vetëm ta trembja! U çmenda kur më tha se fëmija që humbi nuk ishte i imi
V.GJ /ReportTv.al
