Kronikë

A është represiv Kodi Penal? Rakipi: Ja ku jemi bazuar për masat e dënimit në draft

4 Shtator, 12:03| Përditesimi: 4 Shtator, 13:12

  • Share

Drejtuesi i Grupit të Punës për hartimin e Draftit, Arben Rakipi iu përgjigj edhe pyetjes nëse projekti i Kodit Penal represiv. 

“Është paraqitur me ngjyra mjaft pesimiste dhe ka krijuar përshtypjen që represiviteti është fjala e parë e këtij projekti. E kuptoj shumë mirë, efektet që mund të krijojë. ”, tha Rakipi. 

Ai përmendi edhe se ku janë bazuar për masat e dënimeve të propozuara në draft. 

“Burimi i parë është Kodi aktual dhe burimi i dytë, praktika gjyqësore. Burim tjetër janë vepra të ngjashme të penalizuara nga legjislacione të ndryshme. Burim tjetër janë direktivat. Burim tjetër është edhe eksperienca e anëtarëve të grupit dhe në shumatoren e kësaj praktike mund të dalim në një konkluzion të caktuar”, tha Rakipi.


Lajmi kryesor:

Drafti i Kodit të ri Penal/ Manja: Konsultim publik deri në fund të vitit, s'kalon pa 'vulën' e BE! Kritikat për lirinë e medias? Rakipi: S'preken gazetarët


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?