I pyetur nëse i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës që të bëhet pjesë e tryezës së shengenit rajon, Edi Rama u shpreh nuk është patriotizëm të mbash në këmbë barrikadat, prandaj nisma është e domosdoshme. "Janë tre fjalë kyce sot për ardhmërinë e Kosovës dhe ardhmërinë e ambicies strategjike të shqiptarëve në rajon, drejtësi ndërkombëtare, e drejtë, stabilitet, institucional i padiskutueshëm dhe dialog për paqe me njohje përfundimtare.
Unë besoj se në rast se arrihet që në këtë moment të vështirë për një mijë e një arsye dhe jo vetëm thjeshtë për arsyen madhore të ditëve të fundit, që ne të jemi të përqendruar dhe faktorët e aktorët politikë shqiptarë në Kosovë, Shqipëri e ku janë të ndajnë atë cka është arsye për të qenë të ndarë në temat e mirëqeverisjes së brendshme me atë që është arsye për të qenë të bashkuar si shqiptarë në temën e mbrojtjes së dinjitetit dhe të së ardhmes së Kosovës ndërkombëtarisht, këto tre fjalë kyce mund të na japin mundësinë që të jemi të gjithë krenarë për kapërcimin me sukses të një faze të vështirë.
Është e domosdoshme ti shkojmë deri në fund zbardhjes së cdo pretendimi apo akuze për krimet e luftës, por pa ekuivok ti kundërvihemi cdo fletërrufeje që e cënon dinjitetin e luftës së UCK dhe dinjitetit të Kosovës. Kosova sot ka një ballafaqim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, në frontin e mbrojtjes së dinjitetit të luftës dhe qenies një shtet demokratik dhe sovran i ngritur jo mbi krime lufte por një lufte çlirimtare.
Unë nuk kam si të ndryshoj mendim për të qenë bashkë edhe në tryezën e shengenit rajonal, që nuk është alternativë e integrimit në BE, por krijim i një hapësire të përbashkët duke shfrytëzuar potenciale të pashfrytëzuara, kush i bie ndesh kësaj, vrapon ta karakterizojë me nevojat e Beogradit, ndërkohë që unë qëndroj ne potenciali ynë me Kosovën.
Vullneti në Tiranë dhe Prishtinë nuk ka munduar, por të arriturat nuk kanë qenë, prandaj kërkojmë shengenin për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve. Është thjesht cështje refuzimi për të rënë në batakun e teorive të konspiracionit dhe akuzave ordinere të ditës. Nuk është patriotizëm të mbyllesh apo barrikadohesh, apo të thuash një gjë apo të bësh një tjetër, por të kapërcesh të gjitha barrikadat, që mbahen në këmbë nga barrikaderos profesionistë që kanë një qëllim, pushtetin, asgjë tjetër" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Negocion me Perëndimin për shqiptarët? Rama: Provokim! Vuçiç ta harrojë! Hoti nga Tirana: Gati të shkoj për dialog në Uashington pa Thaçin
//ReportTv.al