Perimet me përmbajtje nikotine

A janë të dëmshme për shëndetin perimet që përmbajnë nikotinë? Ekspertët fajësojnë tymin e cigares

25 Janar 2021, 14:10| Përditesimi: 25 Janar 2021, 15:59

  • Share

Nëse disa prej perimeve përmbajnë nikotinë, a janë ato të dëmshme për shëndetin? Falë zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë moderne, është arritur në përfundimin se nikotina është pjesë e zgjidhjes së problemit global të duhanpirjes, megjithëse konsiderohet gjithashtu burim i problemit. Studime të shumta tregojnë se nikotina gjendet edhe tek perimet, d.m.th. edhe nëse nuk jeni duhanpirës konsumoni nikotinë.

Sipas një studimi të vitit 1993 nga Universiteti i Miçiganit, përqendrimi më i lartë i nikotinës gjendet në domate blu, 100 nanogram për gram domate blu. Tjetra në listë janë domatet jeshile që përmbajnë 42.8 nanogram nikotinë. Patatet dhe lulelakra përmbajnë gjithashtu nikotinë, lulelakra ka 16.8 nanogram, ndërsa patatet 7.1 nanogram nikotinë për gram. I njëjti studim zbuloi se përqendrimi i nikotinës ishte shumë më i ulët në domatet e kuqe të pjekura sesa në ato jeshile.

Por nikotina nuk merret vetëm përmes pirjes së  duhanit apo konsumit të këtyre perimeve. Një mikrogram nikotinë absorbohet nga jo duhanpirësit të cilët qëndrojnë për 3 orë në një dhomë me tym. Që trupi ynë të thithë 1 mikrogram nikotinë duhet të hamë 10 g. domate blu, 59,9 g. lulelakër, 140,4 g. patate, 23,4 g. domate jeshile ose 93.5 g. domate të pjekura.

Nikotina krijon varësi, por nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Ndaj duhet të pranojmë se të gjithë kemi jetuar në një iluzion: Duhanpirësit NUK vriten nga nikotina, por nga tymi i cigares!

Ekspertët paralajmërojnë që tymi i cigares përmban më shumë se 6,000 substanca të çliruara nga djegia e duhanit. Disa nga këta përbërës të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të sëmundjeve të rënda.

Sipas shkencës, nëse shohim nikotinën të izoluar, ajo mund të jetë toksike vetëm nëse merret në sasi të mëdha. Kjo do të thotë se doza fatale e nikotinës është pirja e të paktën 400 cigareve në ditë.

Hulumtimet tregojnë se shumica e njerëzve e konsiderojnë nikotinën si shkaktarin kryesor për sëmundjet që lidhen me pirjen e duhanit. Por shkenca e mohon këtë por gjithsesi e pranon që nuk është pa rrezik. Nikotina është një substancë që krijon varësi, ndaj është e nevojshme të kuptohen më mirë produktet e ndryshme që përmbajnë duhan dhe nikotinë që hyjnë në kategorinë e alternativave më pak të dëmshme si dhe strategjitë e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për kontekstin e produkteve të reja me risk të reduktuar.

"Duhanpirësit mund të bëjnë një ndryshim dhe t'i drejtohen alternativave të provuara si më pak të dëmshme nëse nuk heqin dorë nga zakoni i tyre I duhanpirjes ", tha BenjaminAppelberg, drejtor i shëndetit publik në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Vitin e kaluar, vetë FDA shqyrtoi provat shkencore për pajisjen IQOS të Philip Morris, e cila deri më sot është pajisja e vetme elektronike e bazuar në teknologjinë e ngrohjes së duhanit, që është zbuluar se ka ulur ndjeshëm ekspozimin ndaj substancave të dëmshme në krahasim me cigaren. Nisur nga kjo, të gjithë prodhuesit e pajisjeve elektronike të duhanit dhe nikotinës mund të aplikojnë në Agjencinë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) së bashku me provat shkencore përtë provuar se këto alternativa janë më të mira krahasuar me cigaret.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?