Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, u pyet nëse ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç pas deklaratës së tij të famshme në vitin 2015 kur tha se Kosova është shtet i pavarur. Rama tha se s’mund të bëjë komente të kësaj natyre pasi mund të ishin spekulime. Ai tha se rruga e dialogut, është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje.
“S’është e lehtë, por është e vetmja rrugë, është në interes të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, t’i hyjnë kësaj rruge me gatishmëri dhe vullnet për t’ia dalë dhe për të marrë atë që i takon.”-tha Rama.
Sa i përket qëndrimit të SHBA që mbështet ‘Open Balkan’ duke kërkuar praninë e 6 shteteve, Rama e komentoi duke thënë se këto 6 shtete është mirë të bashkohen.
“Kjo s’do të thotë që ne të mbyllim derë edhe të presim që të tjerët të vijnë, dhe të hapim derën bashkarisht, dera është e hapur, por askush s’është i detyruar.”-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Rama flet në 'Repolitix' nga Beogradi: Zgjatja e vettingut, jo kërkesë e PS, por e SHBA! ‘Presidenti i ri? Kushdo të jetë, do jetë më i mirë se Meta
//ReportTv.al