Politikë

Ekskluzive/ Rama flet në 'Repolitix' nga Beogradi: Zgjatja e vettingut, jo kërkesë e PS, por e SHBA! ‘Presidenti i ri? Kushdo të jetë, do jetë më i mirë se Meta

4 Nëntor 2021, 13:20| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 22:28

  • Share

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama është i hapur për bashkëpunim pa kushte për opozitën, megjithatë ai ka theksuar se nuk do të lejojë kushtëzimin e votës për zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut në Drejtësi me votën për Vettingun e politikanëve që kërkojnë demokratët. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Denis Minga nga Beogradi, ku u mbajt takimi i radhës për Ballkanit të Hapur, Rama shprehet i gatshëm për të diskutuar  për t'u ulur në tryezë e opozitën, teksa ka dhënë argumente se përse në ndryshim nga e kaluara, nuk ka thënë një "jo" kategorike për vettingun e politikanëve.

"PD bën shumë gabim, sepse zgjatja e mandatit të KPK nuk është në programin e PS si një nga pikat që PS ka një qëndrim të vetin, por për reformën në drejtësi ku ne jemi një nga aktorët, ku janë të përfshirë, BE, SHBA, PS dhe opozita. Nismat e sjella nga PD, janë vetëm të saj, dhe për nismat e PD mund të diskutojmë, për nismat që lidhen në një reformë dhe jemi katër dhe ata të katërt nuk janë Mediu dhe Ndoka, por SHBA dhe BE nuk mund të thuhet që kjo është kusht për këtë, se janë pa lidhje njëra tjetrën. Nuk ia kërkoj PD-së, zgjatjen e kërkon interesi kombëtar dhe interesi publik i vendit, nuk ia kërkoj unë", tha Rama.

Shefi i qeverisë vijon të jetë skeptik për karakterin e kundërshtarit e tij politik, Lulzim Bashën , edhe pas deklaratave të këtij të fundit, ku distancohet hapur nga Sali Berisha.

“Karakteri është sëmundje ngjitëse. Çështja e karakterit nuk përcaktohet nga një veprim, por është e lidhur me shumë gjëra. Nuk marr seriozisht asgjë nga ato që thotë Lulzim basha, po përtej të gjithave opozita në parlament është PD, lideri i saj është Lulzim Basha, opozitën nuk e zgjedh unë, por do të mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit. Kemi rezerva të mëdha për njëri tjetrin", tha ai. 

Kur vjen puna te Presidenti i ri, Rama është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën, por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.

“Nuk ka një emër, por çdo gjë do përpiqemi ta shtrojmë për diskutim me opozitën dhe më pas me shqitarët .Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta”, u shpreh Rama. 

Rama tregoi indiferentizëm dhe zgjodhi të mos komentojë foltoren e ish kryeministrit Berisha dhe nismën e tij për të rimarrë drejtimin e PD. "

Nuk e ndjek dhe as nuk më duhet fare, kryetari i PD është Lulzim Basha dhe jam i detyruar që ta dëgjoj dhe e respektoj", tha numri 1 i qeverisë  për Report Tv. 

Gjatë intervistës për 'Repolitix', Rama foli edhe për sfidat e Ballkanit të Hapur, ku tha me bindje se me kohën do të bashkohen edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor që janë skeptike.

Ora 22:17
‘Presidenti i ri? Rama: Kushdo të jetë, do jetë më i mirë se Meta

 

Kur vjen puna te Presidenti i ri, Rama është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën, por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.

“Nuk ka një emër, por çdo gjë do përpiqemi ta shtrojmë për diskutim me opozitën dhe më pas me shqiptarët .Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta”

Ora 21:56
A i ndjek 'Foltoret' e Sali Berishës, ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një koment për 'Foltoret' e Sali Berishës.

"Nuk e ndjek dhe as nuk më duhet fare, kryetari i PD është Lulzim Basha dhe jam i detyruar që ta dëgjoj dhe e respektoj. Kur flet për llumin në PD, ai duhet të kujtojë se ai llum ka nxjerrë atë dhe sot duhet të tregojë, aty që nuk është pjesë e atij llumi, siç thotë ai, duke folur ndryshe, duke komunikuar ndryshe, duke mos përsëritur avazet e Foltores", tha Rama.

Ora 21:54
Rama: Zgjatja e afateve të vettingut, jo kërkesë e PS, por e SHBA! Nëse ata thonë jo, nuk u vendosë askush litarin në fyt

 

Kryeministri Edi Rama në intervistën për Report Tv ka deklaruar se nuk do të lejojë kushtëzimin e votës për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut në Drejtësi me votën për Vettingun e politikanëve që kërkojnë demokratët.

"PD bën shumë gabim, sepse zgjatja e mandatit të KPK nuk është në programin e PS si një nga pikat që PS ka një qëndrim të vetin, por për reformën në drejtësi ku ne jemi një nga aktorët, ku janë të përfshirë, BE, SHBA, PS dhe opozita. Nismat e sjella nga PD, janë vetëm të saj, dhe për nismat e PD mund të diskutojmë, për nismat që lidhen në një reformë dhe jemi katër dhe ata të katërt nuk janë Mediu dhe Ndoka, por SHBA dhe BE nuk mund të thuhet që kjo është kusht për këtë, se janë pa lidhje njëra tjetrën. Nuk ia kërkoj PD-së, zgjatjen e kërkon interesi kombëtar dhe interesi publik i vendit, nuk ia kërkoj unë", tha Rama.

Ai sqaroi se përse ky vendim nuk u mor me votat e opozitës së re në parlament.

"Sepse duhet të kishim dakordësi të plotë me të gjithë,se nuk ishte në axhendën e ditës e shtruar me partnerët, çdo gjë që bëhet për reformën në Drejtësi nuk e bëjmë ne me PD, por ne me PD, herë po herë jo dhe SHBA-BE. Nëse ata thonë jo, nuk u vendosë askush litarin në fyt. Dua që ne me opozitën t'i diskutojmë të gjitha gjërat që opozita dëshiron t'i diskutojnë me ne, prandaj nëse "po" dhe "jo" i bëjmë nga Tv, nuk kemi ndryshuar asgjë. Ne duam të dëgjojmë argumentet, do japim argumentet tona dhe jemi shumë të hapur sepse mbase na bindin", tha Rama.

Ora 21:48
Trekëndëshi i Bermudës, goditje për Berishën dhe Metën? Rama: Basha u distancua dhe nga unë, por jam i hapur ende për bashkëpunim pa kushte

 

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë ata që akuzën e Lulzim Bashës për 'Trekëndëshin e Bermudës' është një goditje për Ilir Metën dhe Sali Berishën. Në intervistën për Report Tv, ai tha se Basha përjashtoi dhe ai, por megjithatë shtoi se ai është sërish i gatshëm për bashkëpunim pa asnjë kusht.

'Trekëndëshin e Bermudës' një shenjë që Basha u distancua nga Meta dhe Berisha...

-Unë e kam thënë që në fillim të këtij sezoni politik, të mandatit të tretë që jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me opozitën, te të gjitha çështjet pa asnjë paragjykim, jemi gati të bashkëpunojmë.

Është sot Basha një lider me karater, ju e keni quajtur më parë pa karakter....

-Karakteri nuk është sëmundje ngjitëse, kështu çështja karakterit është e lidhur me shumë gjëra dhe nuk caktohet nga një veprim apo nga një tjetër.

Basha plotësoi kushtet që u distancua nga Berisha dhe Meta, mos bëheni dhe ju si BE-ja...

-Ju harroni që Basha u distancua edhe nga unë.

Të gjithë e dinë që goditja më e madhe ishte për Berishën dhe Metën?

-Jo unë nuk e di këtë, unë di atë që tha ai...

Nuk besoj se e merrni seriozisht...

-Unë nuk marr asgjë seriozisht nga ato që thotë Lulzim Basha, përtej emrit, për cfarë mendoj unë për karakterin e lidershipit të tij, opozita në parlament është PD dhe kryetar i saj është Lulzim Basha dhe liderin e opozitës që ke përballë e zgjedhin të tjerët, detyra imë është që të mbajmë të shtrirë dorën e bashkëpunimit, përtej asaj që mendojmë për njëri tjetrin.

Mund të na e sqaroni njëherë e mirë termin e bashkëqeverisjes, çfarë është ajo që keni dashur të thoni? Ju i keni votat nuk keni asnjë votë për deputetët e Lulzim Bashës...

Unë jam i gatshëm që të diskutoj pa asnjë kufizim, por nuk i kam vënë një herë. Shumica dhe pakica kanë hapësira shumë të mëdha bashkëpunimi kur kanë në funksion interesat e vendit.

Ora 21:40
Rama nga Beogradi: Të gjithë do i bashkohen Ballkanit të Hapur, është vetëm çështje kohe

 

Kryeministri Edi Rama është i bindur se Ballkani i Hapur është e ardhmja, prandaj në intervistën për Report Tv nga Beogradi, ai shprehu bindjen dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do t'i bashkohen.

" Ne kemi nisur me 3 shtete, dhe të jeni të gjithë do i bashkohen Ballkanit të Hapur, është vetëm çështje kohe", tha Rama.

Ora 21:37
Takimi me Macron në Konferencën për klimën në Skoci, Rama: Folëm për integrimin e Shqipërisë në BE

Në kuadër të Konferencës për klimën, e mbajtur në Skoci, kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se ka pasur një bisedë edhe me presidentin Emmanuel Macron, ku një nga temat e diskutimeve ka qenë edhe integrimi i vendit në BE, e ndërsa mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare, ai theksoi edhe një herë se e gjitha varet nga Bullgaria.

Takimi me Macron, a diskutuat për integrimin e vendit?
-Po patjetër, pjesa më e madhe ishin takime bilaterale në sallën, ku me njëri tjetrin uleshin dhe bisedonin, kemi folur për shumë çka.

Shanset që të mbahet Konferenca e parë brenda vitit?
-Varet nga Bullgaria sa e hapur është për t'u hapur.

Ora 21:11
A ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç ndaj Kosovës pas deklaratës në 2015? Rama intervistë për Report Tv: Dialogu, e vetmja zgjidhje për të marrë atë që na takon

 

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, u pyet nëse ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç pas deklaratës së tij të famshme në vitin 2015 kur tha se Kosova është shtet i pavarur. Rama tha se s’mund të bëjë komente të kësaj natyre pasi mund të ishin spekulime. Ai tha se rruga e dialogut, është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje.

“S’është e lehtë, por është e vetmja rrugë, është në interes të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, t’i hyjnë kësaj rruge me gatishmëri dhe vullnet për t’ia dalë dhe për të marrë atë që i takon.”-tha Rama.

Sa i përket qëndrimit të SHBA që mbështet ‘Open Balkan’ duke kërkuar praninë e 6 shteteve, Rama e komentoi duke thënë se këto 6 shtete është mirë të bashkohen.

“Kjo s’do të thotë që ne të mbyllim derë edhe të presim që të tjerët të vijnë, dhe të hapim derën bashkarisht, dera është e hapur, por askush s’është i detyruar.”-tha Rama.

Ora 21:07
Kryeministri i Malit të Zi në samitin e ‘Ballkanit të Hapur’, Rama intervistë për Report Tv: S’kanë ku shkojnë pa ardhur këtu,  ‘Open Balkan’ prirje drejt së ardhmes

 

Rama tha se se ‘Ballkani i Hapur’ është për të ardhmen e rajonit dhe jo për interesa personale të ndonjërit prej drejtuesve të shteteve. Ai foli edhe për kryeministrin e Malit të Zi i cili ishte në samit.

 “Ai ka ardhur për një takim bilateral, dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe të diskutojmë këtë çështje, që është një diskutim i hapur, dhe jam i bindur që të gjithë do vijnë këtu se s’kanë ku shkojnë, s’kanë ku shkojnë në sensin e prirjes drejt së ardhmes, është një prirje drejt së ardhmes ‘Ballkani i Hapur’.

Nuk është një projekt që lindi hajde se po bëjmë diçka për t’i gjetur vetes punë, s’është një projekt që lidhet me ndonjë interes të pjeshëm personal apo shtetëror të Serbisë dhe Shqipërisë, vetëm, por është një projekt që lidhet me të ardhmen e rajonit. Nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin, por fati ka zgjedhur të jetojmë së bashku.

Kemi kaluar kohëra të llahtarshme, tani është koha të ndërtojmë një kohë të re me gjithë vështirësitë që ka duke pasur parasysh edhe mosdakordësitë që kemi, mosdakordësia e madhe mes nesh dhe Serbisë, edhe mes meje dhe presidentit Vuçiç mbi Kosovën, por besoj që mosdakordësitë në paqe zgjidhen me komunikim, dialog, ballafaqim të hapur, dhe duke mos i kthyer ato në pengesë, zgjidhen duke punuar paralelisht, që shumëçka tjetër kemi interes të përbashkët, të shkojë në rrugën e duhur.”-tha Rama.

Ora 21:03
Rama intervistë për Report Tv nga Beogradi: Largimi apo jo i Zoran Zaev nuk ndikon në ‘Ballkanin e Hapur’, nisma nuk lidhet me persona, por me rajonin

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, me gazetarin Denis Minga, foli për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Kjo, një nismë që është mbështetur fort nga kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Nëse ka marrë një goditje kjo nismë me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryeministri Zoran Zaev, Rama tha se nuk e beson një gjë të tillë.

Kështu, kryeministri Rama tha se dorëheqja e Zaev pas humbjes në zgjedhjet lokale, nuk ndikon për Maqedoninë e Veriut në nismën ‘Ballkani i Hapur’.

“Nuk e besoj, sepse kjo nuk është një nismë që lidhet me persona, por me të ardhmen e këtij rajoni, dhe më të mirën e vendeve të rajonit. Ne jemi në këtë nismë për interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe besojmë fort që kjo nismë në funksion të zbatimit praktik të atyre që janë parimet dhe kriteret e Procesit të Berlinit, është e vetmja rrugë për ta jetësuar Procesin e Berlinit, për të gjeruar kapacitetin ekonomik të vendeve tona, dhe patjetër për ta stimuluar më tutje paqen në rajon duke krijuar një atmosferë ku edhe vetë dialogu shumë i vështirë midis Serbisë dhe Kosovës mund të zhvillohet në kushte më inkurajuese.”-tha Rama.

Duke u ndaluar tek Maqedonia e Veriut, kur Rama u pyet nëse një nismë mes dy vendeve, a do të kishte kuptim, tha se pavarësisht se çfarë mund të mendohet apo thuhet, ajo që vlen të diskutohet është ajo që kemi konkretisht.

“Ajo që kemi është se në Maqedoninë e Veriut janë  bërë zgjedhjet vendore. Ka pasur një deklarim të kryeministrit atje për tu tërhequr si kryeministër dhe kryetar partie si rezultat i zgjedhjeve, dhe tani duhet parë si do vazhojë ai proces, por s’kemi arsye të ngutemi duke folur me sikure” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se ka komunikuar me Zoran Zaev dhe faktorin shqiptar. Teksa u pyet nëse ka një tentativë për ta mbajtur Zaev në pushtet në këto kushte, Rama deklaroi se kjo është punë e tyre si i zgjidhin problemet e brendshme.

“Nuk dua të ndërhyj dhe të komentoj këto gjëra të tyre të brendshme. Një gjë është pak por e sigurt, madje s’është pak, por fjala që bie, kryeministri Zaev ka qenë forcë jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët dhe harmoninë në bashkëjetesën ndaj populliut maqedonas dhe shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë një forcë pozitive për të afirmuar disa aspekte esenciale për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve që deri para ardhjes së tij në pushtet nuk mendoheshin të ndodhnin në një kohë të shkurtër, ai meriton respekt nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht qëndrimeve legjitime, kritike, apo opozitare ndaj tij, për arsye të politikës së brendshme në Maqedoninë e Veriut.”-tha kryeministri Edi Rama.

Nëse Shqipëria ka interes që Zaev të vazhdojë të jetë në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Rama tha se ai ka qenë një forcë pozitive për Shqipërinë dhe çështjet e ngritura prej vitesh, që shqiptarët ndiheshin të kërcënuar.

“Të gjitha këto e bëjnë atë një figurë që do mbetet në historinë e këtyre marrëdhënieve si një katalizator i një ndryshimi historik.”-tha Rama.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 05/11/2021 04:38

    Nuk e kishim menduar qe Shqiperia vepron jo ne baze te ligjive te saj. Por sipas kerkeses se SHBA! Ne mund te neperkembemi nga tartufer so Zogu, Hoxha, Berisha apo Rama. Por te pakten keni miresine dhe mos kepusni brockulla, dreqi e mori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?