Rama tha se se ‘Ballkani i Hapur’ është për të ardhmen e rajonit dhe jo për interesa personale të ndonjërit prej drejtuesve të shteteve. Ai foli edhe për kryeministrin e Malit të Zi i cili ishte në samit.
“Ai ka ardhur për një takim bilateral, dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe të diskutojmë këtë çështje, që është një diskutim i hapur, dhe jam i bindur që të gjithë do vijnë këtu se s’kanë ku shkojnë, s’kanë ku shkojnë në sensin e prirjes drejt së ardhmes, është një prirje drejt së ardhmes ‘Ballkani i Hapur’.
Nuk është një projekt që lindi hajde se po bëjmë diçka për t’i gjetur vetes punë, s’është një projekt që lidhet me ndonjë interes të pjeshëm personal apo shtetëror të Serbisë dhe Shqipërisë, vetëm, por është një projekt që lidhet me të ardhmen e rajonit. Nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin, por fati ka zgjedhur të jetojmë së bashku.
Kemi kaluar kohëra të llahtarshme, tani është koha të ndërtojmë një kohë të re me gjithë vështirësitë që ka duke pasur parasysh edhe mosdakordësitë që kemi, mosdakordësia e madhe mes nesh dhe Serbisë, edhe mes meje dhe presidentit Vuçiç mbi Kosovën, por besoj që mosdakordësitë në paqe zgjidhen me komunikim, dialog, ballafaqim të hapur, dhe duke mos i kthyer ato në pengesë, zgjidhen duke punuar paralelisht, që shumëçka tjetër kemi interes të përbashkët, të shkojë në rrugën e duhur.”-tha Rama.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ Rama flet në 'Repolitix' nga Beogradi: Zgjatja e vettingut, jo kërkesë e PS, por e SHBA! ‘Presidenti i ri? Kushdo të jetë, do jetë më i mirë se Meta
//ReportTv.al