Prokurori italia i është përgjigjur pyetjes së gazetares së Report Tv Keti Banushi lidhur me pyetje se sa kanë ndihmuar deklaratat e bashkëpunëtorve të drejtësisë.
Ai ka thënë se deklaratat e bashkëpunëtorëve kanë ndihmuar në këtë hetim, por kjo sipas tij ka qenë e ndërthurur me disa elementë. Carulli theksoi se janë marrë në konsideratë dhe disa përgjime.
“Deklaratat e bashkëpunëtorëve janë shumë të rëndësishme, sepse na japin një përshkrim nga brenda grupeve dhe përbëjnë gjithmonë në çdo hetim një nga burimet më të çmuara të hetimeve dhe zhvillimet brenda grupeve kriminale. Jo vetëm ndryshimet që gjithnjë i përkasin fenomeneve që zhvillohen ndërkohë, por dhe në terrenet ku kryhet. Edhe rolet që mbulojnë në grupe, me ndryshimet që bëjnë. Edhe rriten në një grup kriminal dhe pastaj edhe mund të rrëzohet. Kjo mund të vijë në mënyrë të menjëhershme dhe ata që bëjnë pjesë në këto grupe. Kjo pastaj bëhet dhe me mjete të tjera, përgjime, bashkëpunime dhe me tregimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë.”-tha Carulli.
Lajmi kryesor:
Megaoperacion Shqipëri-Itali/ ‘Çmontohet’ grupi kriminal me bazë në Durrës, në kërkim 'Visi i Pojës'! 52 urdhërarreste, ekzekutohen 42! Trafik droge me vlerë 7 mln euro (VIDEO)
H.K/I.M/ReportTv.al
