Gjiri i Meksikës në Google

Bota

A mund ta riemërtojë Trump Gjirin e Meksikës në Gjiri i Amerikës?

21 Janar, 18:19| Përditesimi: 21 Janar, 23:12

  • Share

Presidenti Trump mund ta ndryshojë emrin e Gjirit në dokumentet zyrtare të qeverisë amerikane.

Kjo ka ndodhur tashmë në disa dokumente – përfshirë një përditësim të motit nga guvernatori republikan i Floridës, i cili i referohet "një zone me presion të ulët që po kalon mbi Gjirin e Amerikës".

Cilat janë pengesat?

Trump nuk mund t’i detyrojë vendet apo kompanitë e tjera të ndryshojnë emrin. Për shembull, aktualisht në Google Maps ai vazhdon të jetë i shënuar si Gjiri i Meksikës.

Cili është ndikimi?

Nuk ka një marrëveshje formale ndërkombëtare për emërtimin e zonave detare – megjithatë ekziston një organ që synon të zgjidhë mosmarrëveshjet, nëse ato ngrihen.

Meksika mund të ngrejë një mosmarrëveshje zyrtare dhe aleatët e SHBA-së dhe Meksikës mund të përfshihen në një përplasje diplomatike mes dy vendeve.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?