Claudia Scheinbaum

Bota

Vendimet e Trump lidhur me Meksikën, reagon presidentja e vendit: Do të mbrojmë sovranitetin dhe pavarësinë 

21 Janar, 18:25| Përditesimi: 21 Janar, 18:32

  • Share

Populli meksikan mund të jetë i sigurt se qeveria e tij "gjithmonë do të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e Meksikës", deklaron presidentja Claudia Scheinbaum.

Duke folur për urdhrat ekzekutivë të Trump, presidentja tha se Meksika do të mbështesë gjithmonë shtetasit e saj që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.

Ajo shtoi se urdhri që Trump nënshkroi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin jugor është "praktikisht i njëjtë" me një urdhër që ai nënshkroi gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2019. "Nuk është diçka e re," shtoi ajo.

Urdhri "Qëndro në Meksikë" është gjithashtu një përsëritje nga mandati i tij i parë, në dhjetor 2018, shpjegoi Scheinbaum.

Duke folur për riemërtimin e Gjirit të Meksikës, presidentja tha se urdhri lejon SHBA-në ta quajë atë "Gjiri i Amerikës", por kjo nuk do të ndryshojë mënyrën se si Meksika dhe pjesa tjetër e botës e quajnë atë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?