A mund të dallohen 'tingujt' që u dëgjuan pranë zonës ku u zhduk nëndetësja, eksperti shpjegon situatën

22 Qershor 2023, 14:36| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 14:38

  • Share

1687274525_nendetese.jpg

Nëse tingujt e goditjeve që janë kapur nga detektorët lundrues vijnë nga zhytësi i zhdukur Titan, ekspertët thonë se ato do të jenë të vështira për t'u identifikuar.

Gjeofizikani detar Dr.Rob Larter shpjegoi se shanset për të gjetur nëndetësen e humbur në fundin e detit duke përdorur një mjet të drejtuar nga distanca, varen nga sa fort mund të përcaktohet zona e kërkimit.

"Ne të gjithë kemi parë raportet e tingujve që janë zbuluar. Por fakti që zona e kërkimit është ende kaq e madhe duket se tregon se askush nuk  ka qenë në gjendje të gjejë me siguri se nga vijnë ato tinguj ," tha Dr Larter në një konferencë shtypi mëngjesin e sotëm.

Sa i përket zhurmave dhe drejtimin që duhet ndjekur për të gjetur të paktën një gjurmë nga nëndetësja e humbur, eksperti tha se është mjaft e vështirë për t’u orientuar në rrugën e duhur.

“Kjo është si të përplasësh një trung, në vend që të godasësh një zile është më pak e zhurmshme dhe më e mbytur, kështu që nuk është një zhurmë e qartë”, tha Dr Larter.


Lajmi kryesor:

E zhdukur prej 3 ditësh, gjenden mbetjet e nëndetëses ‘Titan’! Shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut, vdesin 5 personat që ndodheshin brenda


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?