Pas më shumë se 3 ditësh prej momentit kur u zhduk në thellësi të oqeanit Atlantik, autoritetet amerikane kanë njoftuar gjetjen e mbetjeve të nëndetëses 'Titan' që ishte nisur për të vizituar rrënojat e Titanikut. Sipas njoftimit të bërë nga roja bregdetare e SHBA, nëndetësja ka shpërthyer 487 metra larg rrënojave të Titanikut për shkak të presionit. Ndërsa raportohet se të 5 personat që gjendeshin brenda mininëndetëses, kanë vdekur.
Ekspertët thonë se kanë skaduar 96 orët e oksigjenit që skuadra kishte në dispozicion brenda mininëndetëses së zhdukur prej të dielës së kaluar. Kërkimet deri më tani kanë qenë të pasuksesshme, dhe ekspertët shpjegojnë se edhe nëse mininëndetësja "Titan" do të gjendej së shpejti, do të duheshin të paktën katër orë të tjera për ta nxjerrë nëndetësen në sipërfaqe dhe për të hapur kapakun.
Sipas ekspertëve, nëndetësja kishte vetëm 96 orë okigjen në dispozicion, gjë që i zbehu shpresat për mbijetesën e 5 personave që ndodheshin brenda saj.
Nëndetësja u zhduk të dielën 700 kilometra larg brigjeve të Neëfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.
Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai është administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu është në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.
Rreth 478 metra larg rrënojave të Titanikut, janë gjetur mbetjet e nëndetëses ‘Titanik’. Sipas deklaratës së bërë nëndetësja ka shpërthyer për shkak të presionit dhe të 5 personat që gjendeshin brenda kanë vdekur.
Nëndetësja ‘Titan’ e zhdukur që prej 19 qershorit, së bashku me 5 pasagjerët e saj, drejtohej nga një levë që blihet për rreth 45 euro në ‘Amazon’.
Kjo është vënë re në imazhet e publikuara brenda nëndetëses. Në një vide të publikuar nga BBC, tregohet edhe sesi funksionin.
Bëhet fjalë për një levë Logitech F710 që k hyrë në treg në vitin 2013 dhe vihet në punë nga 2 bateri AA.
Si të ishte në një videolojë, leva drejtonte të gjithë nëndetësen,
Në videon e publikuar nga mediat e huaja, personi që tregon levë është CEO i kompanisë OceanGate, kompania e cila ka ndërtuar nëndetësen ‘Titan’ për qëllime komerciale. Kjo kompani që nga viti 2021 ka ofruar turne në thellësi të detit për të vëzhguar nga afër se çfarë ka mbetur nga Titaniku , anija e madhe që u mbyt më 15 prill 1912. Një biletë për një udhëtim në Titan mund të kushtojë deri në 250,000 dollarë .
Autoritetet e SHBA kanë njoftuar se kanë gjetur disa mbetje në oqean të cilat dyshohet se i përkasin nëndetëses së zhdukur ‘Titan’. Ndërkohë që prej orësh, nëndetësja ka mbetur pa okisgjen, po vijohet me analizimin e mbetjeve të gjetura së fundmi.
Gara me kohën duket e pamundur, por kërkimet për personat që ndodheshin në nëndetese vijojnë. Ndërsa roja bregdetare e SHBA ka njoftuar se do të ketë një deklaratë për mediat pas disa orësh.
Aktori Alan Estrada, ishte meksikani i parë që udhëtoi me nëndetëse Titan të kompanisë OceanGate, tani e humbur në Atlantikun e Veriut me pesë anëtarë në bord.
Aktori meksikan ka një kanal në Youtube ku shpesh ndan video ngga udhëtimet e tij nëpër botë dhe në korrik 2021 ai u përpoq të niste një ekspeditë për të vizituar mbetjet e Titanikut, të zhytur në një thellësi prej 3,800 metrash, 600 kilometra në jug të Kanadasë.
Megjithatë, sistemet e Titanit dështuan dhe operacioni u anulua, por ai u bë pjesë e udhëtimit t5ë suksesshëm një vit më vonë.
Ai thotë se ishte një udhëtim spektakolar por që nuk do ta përsëriste për herë të dytë në jetë, pasi ishte i vetëdijshëm që po rrezikonte jetën.
Ky mendeim i tij u theksua eddh3e më tepër pas dhjetëra telefonatave që mori të hënën sapo u dha lajmi se kishte humbur kontakti me një nëndetëse private që po udhëtonte për të vizituar mbetjet e anijes së famshme, të fundosur më 1912.
Dy ditë më vonë, teksa rreziku për të mos i gjetur të gjallë 5 personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses, Estrada rrëfen detajet e ekspeditës së tij me po të njejtën nëndeëse.
Si fillim, ai pranoi se udhëtimi për të parë mbetjet e Titanikut është shumë i shtrenjtë, bëhet fjalë për një shumë prej 150 mijë dollarë. Tani, vlen edhe më shumë: 250 mijë dollarë.
Përpara se të hipësh në Titan, duhet të nënshkruash disa dokumente, të cilat shpjegojnë saktësisht të gjitha rreziqet që mund të përballeni, duke përfshirë edhe humbjen e jetës, natyrisht.
"Ne e dinim që kjo është një ekspeditë tepër e rrezikshme, ne e dinim që nuk do të shkonim në një park argëtimi”, thotë Estrada, i cili në periudha të ndryshme gjatë konferencës këmbëngul se ata që hipin në Titan janë të rritur, të vetëdijshëm se çfarë lloj aventure po nisin.
“Një nga rregullat, për shembull, është të mos vuash nga klaustrofobia”.
Pasi futesh në nëndetëse, nëse gjithçka shkon mirë, duhen rreth dy orë për të zbritur në 3800 metra dhe për katër orë mund të shihen mbetjet e Titanikut dhe fundi i oqeanit. Ndërsa dy orë të tjera përdoren për t'u ngritur në sipërfaqe.
Kështu ndodhi në ekspeditën e Estradës, i cili ishte një nga më të suksesshmit, ndërsa në një udhëtim tjetër kishte zgjatur 27 orë sepse kishin pasur probleme me rikuperimin e nëndetëses.
Brenda, Titani është si një tub bosh, 6.7 metra i gjatë dhe 2.8 metra i gjerë, në të cilin nuk ka ndenjëse dhe as nuk mund të ngrihesh në këmbë. Nuk ka as banjë, por ka një kuti në rast urgjence, sipas Estradës. Ai është projektuar për të bërë një udhëtim të shkurtër, megjithëse Estrada beson se ka gjithçka që duhet për të mbajtur ekuipazhin gjallë për 96 orë.
Ajo mban pesë persona, që janë zakonisht pilot dhe bashkë-pilot, dhe tre civilë, të cilët quhen "specialistë të misionit".
Estrada e përfundoi ekspeditën e tij me një nga njerëzit që tani është i zhdukur, eksploruesin francez Paul Henri Nargeolet.
“Ai ishte bashkë-pilot, por kur arritëm në anije ishte ai që pilotonte nëndetësen, sepse ai i njeh shumë mirë rrënojat. Ai ka qënë pothuajse 40 herë në rrënojat e Titanikut. Ai është një nga njerëzit më të besueshëm. Por nëse dëgjoni dëshmitë, kupton se ka gjithmonë një rrezik dhe gjithmonë ka komplikime. Në disa nga zhytjet e tij, ata duhej të shuanin edhe zjarret e brendshme”, tha Alan Estrada.
Estrada gjithashtu e njeh mirë CEO-n e OceanGate, Stockton Rush, një tjetër nga anëtarët e ekuipazhit tashmë të zhdukur.
“Stocktom është një person shumë pozitiv, ai projektoi Titanin, është ëndrra e tij, është misioni i tij. Shpresoj që ata të jenë brenda duke pritur të shpëtohen”, thotë aktori meksikan.
Nëse tingujt e goditjeve që janë kapur nga detektorët lundrues vijnë nga zhytësi i zhdukur Titan, ekspertët thonë se ato do të jenë të vështira për t'u identifikuar.
Gjeofizikani detar Dr.Rob Larter shpjegoi se shanset për të gjetur nëndetësen e humbur në fundin e detit duke përdorur një mjet të drejtuar nga distanca, varen nga sa fort mund të përcaktohet zona e kërkimit.
"Ne të gjithë kemi parë raportet e tingujve që janë zbuluar. Por fakti që zona e kërkimit është ende kaq e madhe duket se tregon se askush nuk ka qenë në gjendje të gjejë me siguri se nga vijnë ato tinguj ," tha Dr Larter në një konferencë shtypi mëngjesin e sotëm.
Sa i përket zhurmave dhe drejtimin që duhet ndjekur për të gjetur të paktën një gjurmë nga nëndetësja e humbur, eksperti tha se është mjaft e vështirë për t’u orientuar në rrugën e duhur.
“Kjo është si të përplasësh një trung, në vend që të godasësh një zile është më pak e zhurmshme dhe më e mbytur, kështu që nuk është një zhurmë e qartë”, tha Dr Larter.
Kërkimi për Titanin po rezulton i vështirë, kjo pasi nëndetësja mund të ndodhet në ujë ultra të thellë pasi është në gjendje të arrijë një thellësi prej 4000 m mjaftueshëm për të arritur, në zonën ku ndodhet Titaniku i mbytur, që shtrihet në 3800 m nën sipërfaqe.
Sinjalet e radios dhe GPS-it nuk mund të udhëtojnë nëpër ujë, prandaj për kërkimin po përdoren automjete me operim në distancë.
Zhytësja franceze Victor 6000, e cila po përdoret në këtë fazë, është në gjendje të arrijë në shtratin e detit dhe të transmetojë imazhe në sipërfaqe si dhe të kryejë manovra jashtëzakonisht të imtësishme.
Sipas një vlerësimi të bërë mbi afatin e mbarimit të oksigjenit në bordin e nëndetëses Titan, konstatohet se 5 personat e zhdukur prej ditësh mund të mos marrin më frymë nga mesdita e ditës se sotshme.
Askush nuk mund të thotë nëse 5 personat e humbur bashkë me nëndetësen Titan janë ende gjallë, por parashikimi është bazuar në mundësinë e tyre për të frymuar, për sa kohë nuk janë gjendur ende.
Ekipet e shpëtimit janë vënë në një garë të pafundme dhe tensionuese me kohën, ndërkohë që tashmë për personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses nuk kanë mbetur shumë grimca shpresë.
Ndërsa kërkimi vazhdon, kornizat kohore të përfshira që nga nisja e Titan drejt anijes së fundosur të Titanikut, tregojnë shanset e pakta të gjetjes së saj.
-Titan u lëshua nga Princi Polar në orën 08:00 me kohën lokale të së dielës në mëngjes
-Kontakti humbi një orë e 45 minuta nga zbritja e tij, rreth orës 09:45
-Roja Bregdetare tha se ata u njoftuan për problemin rreth orës 17:45 - tetë orë më vonë
-Të hënën, Roja Bregdetare e SHBA tha në një konferencë shtypi se parashikonte se kishte "diku midis 70 dhe 96 orëve të plota në dispozicion" në atë pikë.
Operacioni i kërkimit përbëhet nga agjenci amerikane dhe kanadeze, marina dhe firma tregtare në det të thellë po ndihmojnë të gjitha operacionin e shpëtimit, i cili po drejtohet nga Boston, Massachusetts.
Ata të gjithë kanë aftësi të ndryshme, dhe ja çfarë dimë për secilën prej tyre:
Deep Energy - Anije komerciale për vendosjen e kabllove me dy ROV që mund të funksionojnë deri në 3,000 m (10,000 ft)
Atlantic Merlin - anije kanadeze furnizimi në det me sistem çikrik 4000 m. Mban ROV por nuk dihet se sa thellë mund të funksionojnë
Skandi Vinland - Anije mbështetëse nënujore me dy ROV, por nuk dihet se sa thellë mund të funksionojnë
L'Atalante - Anije franceze që shkon në vendngjarje me një ROV që mund të operojë në thellësi të rrënojave të Titanikut
Horizon Arctic - Anije tregtare e ngarkuar me pajisje mbështetëse
Glace Bay - Anija detare kanadeze që mban dhomën e dekompresimit dhe e gatshme për të ofruar ndihmë mjekësore
John Cabot - Anije kërkimore shkencore me aftësi kërkimi sonar të operuar nga Roja Bregdetare Kanadeze
Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën, ndërkohë që tashmë personave që ndodheshin në bordin e anijes sipas një vlerësimi që u bë i ditur dje mund të përfundojë sot në mesditë rreth orës 12.
Shpresa për të gjetur dhe nxjerrë në sipërfaqe pasagjerët e nëndetëses, e cila është zhdukur që nga e diela në Atlantik, janë tashmë fare të pakta.
Askush nuk mund të thotë nëse 5 personat në bord janë ende gjallë apo të vdekur,, por ajo që i nxit të gjithë është shpresa dhe besimi në mrekullitë.
Ekipet e shpëtimit, të cilët nuk e kanë ndalur për asnjë moment punën e tyre tani po kërkojnë një zonë nëntokësore afërsisht 2.5 milje (4 km) të thellë për të gjetur Titanin e zhdukur.
Është një mjedis i ashpër dhe i pafalshëm, më i ngjashëm me hapësirën e jashtme sesa me jetën në tokë.
Titaniku shtrihet brenda një rajoni të quajtur "zona e mesnatës" e njohur për temperaturat e ngrirjes dhe errësirën e përhershme.
Njerëzit që kanë marrë pjesë në ekspeditat e mëparshme në Titan kanë përshkruar zbritjen për më shumë se dy orë në kushte të zeza, përpara se përfundimisht të godasin papritmas në fundin e oqeanit.
Dritat e zhytësit i ofrojnë asaj një vijë të kufizuar shikimi, por asgjë më shumë se disa metra.
Reaguesit e parë tani do të duhet të luftojnë këto kushte ndërsa kërkimi vazhdon.
Pse duket sikur kane kerkuar vete te zhduken... "Vdekje" e kopsitur
PërgjigjuPara ca ditesh u mbyten shume emigrante qe vinin nga Libia per ne Greqi dhe askush nuk e vuri ujet ne zjarr, vetem se ishin pa leke dhe te varfer. Ka kaq dite qe vetem degjojme neper mediat boterore qe 5 te pasur jane ne rrezik per jeten. As na intereson fare po fare mire ti behet. Me respekt Xha Jaho.
PërgjigjuShkenca behet me robot sot ska nevoje me shku njerez
Këtu nuk është problemi të pasur e të varfër,por problem shkencor.
Miliardieri i mori leket me vete! Bravo! Nje skaf mininendetese asnjehere e homologuar me çertifikate, kerkon te zhytet 4 km nen ujerat e Atlantikut! Mendoja se miliarderet, apo dhe historiani i shquar francez, ishin me të zgjuar. Paguan 250K€ per nje vdekje dritheruese!
PërgjigjuAta qe nuk kane leke ti fusin 1 pjate grosh dhe jane te kenaqur.Kur te kene lek le te japin mend.yyyyyyyppppppxhxhxhhiiiii.
PërgjigjuSi ja kan ba per W.C
PërgjigjuNuk kishin mundesi as per te pare Big Brotherin or teeeejjjjj
ESHTE SI NDESHKIM ,SE KUR NE BOTE KA KAQ SHUME NJEREZ QE VUAJNE URIE KETO T A LL E N ME PARATE...AS QE ME VJEN KEQ FARE
PërgjigjuEdhe ca se ka njerez qe skan buk duhet tja fali atyre ky pasurin e vet e mos shijoj jeten e tij? Cope mishi i paaft skeni byth me bo lek vet e merreni me tjeret
Kta te pasunit ishtu ikun per lesh!
PërgjigjuNjashtu ta marsha
Keta paskan qen super budallenj dhe milardiera çudi. Ku shkonin keta injorantet me ate baulen E vogel.
PërgjigjuCa behet kshu m me qen robi tu jetu tamam ik rrezikon jeten atje dhe per cfare per nje kerkim????❤️????????????♀️