Udhëtimi me të kushton 250 mijë dollarë, por nëndetësja ‘Titan’ e zhdukur prej 3 ditësh drejtohej nga një levë që blihet me 45 dollarë

22 Qershor 2023, 20:37| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 20:42

  • Share

Nëndetësja ‘Titan’ e zhdukur që prej 19 qershorit, së bashku me 5 pasagjerët e saj, drejtohej nga një levë që blihet për rreth 45 euro në ‘Amazon’.

Kjo është vënë re në imazhet e publikuara brenda nëndetëses. Në një vide të publikuar nga BBC, tregohet edhe sesi funksionin.

Bëhet fjalë për një levë Logitech F710 që k hyrë në treg në vitin 2013 dhe vihet në punë nga 2 bateri AA.

Si të ishte në një videolojë, leva drejtonte të gjithë nëndetësen,

Në videon e publikuar nga mediat e huaja, personi që tregon levë është CEO i kompanisë OceanGate, kompania e cila ka ndërtuar nëndetësen ‘Titan’ për qëllime komerciale. Kjo kompani që nga viti 2021 ka ofruar turne në thellësi të detit për të vëzhguar nga afër se çfarë ka mbetur nga Titaniku , anija e madhe që u mbyt më 15 prill 1912. Një biletë për një udhëtim në Titan mund të kushtojë deri në 250,000 dollarë .


Lajmi kryesor:

E zhdukur prej 3 ditësh, gjenden mbetjet e nëndetëses ‘Titan’! Shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut, vdesin 5 personat që ndodheshin brenda


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?