I shqetësuar nga sjellja e dhunshme me të cilën u përball Flutura Açka në Komisionin e Medias ka qenë bashkëshorti i saj. Kryetarja e komisionit e ftuar në “Kontrast” në Report Tv ka treguar bisedën e parë me të pas përplasjes.
“Di shqetësimin e tim shoqi, nuk e komentoi gjatë por më tha. “Dhe ju mendoni se Shqipëria mund të shkojë në Europë me këtë pamje”. Unë i thashë ishte një incident të cilin do të gjej një moment ta retushoj me kolegët dhe ndoshta nuk do të përsëritet", shtoi Açka.
Denis Minga: Keni marrë solidaritet?
Flutura Açka: Po, nga politikanë dhe ish-politikanë të së djathtës shumë të nderuar.
Lorenc Vangjeli: Me Berishën keni komunikim?
Flutura Açka: Jo, nuk kam! As me Bashën, ju mund të ju duket çudi, më thonë të ka urdhëruar Basha, nuk e di, si mund të më thotë mua do shkosh ose jo në komision.
Lajmi kryesor:
Përplasja me Nokën e Bardhin në komision, Açka në Report Tv: E parapërgatitur, ishte një formë terrori! S'e kisha çuar nëpër mend të gjendesha në atë situatë
B.K/ReportTv.al