Përplasja me Nokën e Bardhin në komision, Açka në Report Tv: E parapërgatitur, ishte një formë terrori! S'e kisha çuar nëpër mend të gjendesha në atë situatë

18 Janar, 19:23| Përditesimi: 19 Janar, 07:42

  • Share

Kryetarja e Komisionit të Mediave, Flutura Açka nga emisioni “Kontrast” në Report Tv e ka konsideruar skenar të parapërgatitur përplasjen e ndodhur në Komisionin e Mediave me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën mesditën e së mërkurës. Ndërsa kujtoi sjelljet e shëmtuara të deputetëve kur i shkulën mikrofonin dhe bënin zhurmuesin teksa ajo ishte duke drejtuar mbledhjen e Komisionit, Açka e konsideroi këtë një formë terrorri. Më tej nënvizoi se nuk i kishte shkuar në mendje se do të gjendej në një situatë të tillë.

“Nëse u lexua si provokim nga kolegët as më kishte shkuar në mendje se do të gjendesha në të tillë situatë. Nuk e kisha çuar në mendje që do ndodhesha në atë situatë, është një formë terrori. Më bënë akuza që i shërbej Ramës, unë kam shumë gjëra për të denoncuar dhe nuk po i denoncoj. Mendoj se ishte e përgatitur, një ushtrim muskujsh e force që më ngjalli një shije të hidhur. Të jem e sinqertë nuk është diskutuar me zotin Basha nëse duhet të shkoj ose jo. Basha s’duhet të më orientojë mua që të bëj detyrën time.”

Ajo tha se ka për qëllim që të sjellë një shembull tjetër të një politikani, prandaj vendosi që ta hedhë hapin e para për të rikthyer fizikisht mbledhjet e komisioneve që janë kaluar online për shkak të kaosit të Rithemelimit.

“Është në të drejtën time që mbledhjen ta kaloj në fizik. Mendova ta bëj unë hapin e para sepse i shkon natyrën time. Unë s’mund të bëj gjëra më të mëdha në atë përlament për shkak se të tjerët kanë muskuj politikë... Unë dua të sjell një politikan tjetër që ka fjalën që të zgjojë atë pjesë të shoqërisë që nuk beson më të politika”. Unë përfaqësoj ata njerëz që më kanë votuar mua për këtë staturë. Unë kam staturën time mendoj si kryetare komisione brenda rregullores. E di që është shkelje e rregullores të parlamentit të bësh mbledhje online. Nuk merrem me emra të përveçëm por merrem me aktin dhe hunë mendova se është e mira...", tha ajo e ftuar përballë gazetarit Denis Minga dhe analistit Lorenc Vangjeli.

Në emisionin Kontrast, Açka thotë se muajt e fundit kanë dëshmuar se bojkoti është një formë e gabuar që i jep krah Edi Ramës.

“Kush janë këta që marrin zvarrë një parlament të tërë? Nuk është kjo rruga, e dinë vetë ata rrugën e tyre, por mua nuk më imponojnë dot. 4 muajt e fundit tregojnë që kjo nuk është rruga. Shkelja institucionale që bën maxhoranca për mosdhënien e komisioneve hetimore, tregon që edhe sikur të mos ketë gjë, duket sikur ka, pse e frenojnë? Por kjo s’do të thotë që meqë po bëhet një shkelje kushtetuese, ti t’i shkelësh të drejtën dikujt tjetër, qoftë dhe drejtueses së komisionit. Fjala vret më shumë, jo muskujt. Pse duhet të largohemi ne nga institucionet, një formë bojkoti, e rrezikshme se na pret gjuhën fare.”.

Sa i përket akuzave se mblodhi komisionin me urdhër të Bashës, Açka u shpreh se nuk ka asnjë lloj komunikimi me kreun e PD apo me Bashën, dhe e bëri të qartë se nuk imponohet nga askush lidhur me ecurinë e komisionit.

Analisti Lorenc Vangjeli ndërsa dënoi sjelljen e paprecendetë të dy deputetëve, në solidarizim me Açkën nënvizoi se "politikanët shkojnë e vijnë, por poetët mbeten".

Pyetje- përgjigje

Flutura Açka: Më kujtove diçka që kam nëpër duar por me këto që po ndodhin nuk e di a do arrij ta dorëzoj. Kam një projekt për gjuhën shqipe, është një gjë që i bashkon të gjithë. Projektligj për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Por ajo që ka ndodhur dje më ka krijuar…

Denis Minga: Pse nuk e lëshuat mbledhjen në duar të zhurmës?

Katër muaj e përqafova këtë lloj të të bërit opozitë në respekt të kolegëve, por e pashë që nuk u bë asgjë. Jo vetëm që nuk e kemi klimën parlamentare të pranueshme por e kemi të përkeqësuar. Kemi një rregullore parlamenti të tmerrshme, do largohesh jo 10 ditë, por 1 muaj. Kjo lloj opozite nuk ka nxjerr asgjë në dritë. Unë nuk mund të bëj shumë në atë parlament, por secili ka kauzat e veta, unë dua të sjell një politikan tjetër, që ka fjalën, që i drejtohet shqiptarëve drejtpërdrejt dhe të zgjojë atë pjesë të shoqërisë që nuk e duan politikën. Tani që jam brenda e kuptoj çfarë ndodh aty, këta njerëz harrojnë që janë të deleguar. Unë përfaqësoj 2000 qytetarë, ata njerëz që kam votuar mua më kanë votuar për këtë staturë, jo për një njeri heshtak, që fshihen pas grupit, “e di grupi”. Kush janë këta që marrin zvarrë një parlament të tërë? Nuk është kjo rruga, e dinë vetë ata rrugën e tyre, por mua nuk më imponojnë dot.

Denis Minga: Si do funksionojë nesër? 

Flutura Açka: Nuk e kisha çuar në mendje që do ndodhesha në atë situatë, është një formë terrori. Si e shoh unë. Për nesër, vetëm nëse ka pandemi, luftë, gjendje të jashtëzakonshme mund ta bëni online, si mund të futemi ne në kafaze? Më bënë akuza që i shërbej Ramës, unë kam shumë gjëra për të denoncuar dhe nuk po i denoncoj. Mendoja se ishte e përgatitur, një ushtrim muskujsh e force që më ngjalli një shije të hidhur. Nuk e di nëse do ketë masa nesër, në kryesi nuk është diskutuar, por besoj nuk do ndodhë sërish e njëjta gjë.

Flutura Açka: Nuk mund t’i imponohen të gjithës, të tërës. 4 muajt e fundit tregojnë që kjo nuk është rruga (referuar kaosit të Rithemelimit). Shkelja institucionale që bën mazhoranca për mosdhënien e komisioneve hetimore, tregon që edhe sikur të mos ketë gjë, duket sikur ka, pse e frenojnë? Por kjo s’do të thotë që meqë po bëhet një shkelje kushtetuese, ti t’i shkelësh të drejtën dikujt tjetër, qoftë dhe drejtueses së komisionit. Fjala vret më shumë, jo muskujt.

Ora 20:03
‘A mund të shkoni në Europë me këtë pamje?’, Açka tregon çfarë i tha bashkëshorti për ‘sulmin' në komision nga Noka e Bardhi

I shqetësuar nga sjellja e dhunshme me të cilën u përball Flutura Açka në Komisionin e Medias ka qenë bashkëshorti i saj. Kryetarja e komisionit e ftuar në “Kontrast” në Report Tv ka treguar bisedën e parë me të pas përplasjes.

“Di shqetësimin e tim shoqi, nuk e komentoi gjatë por më tha. “Dhe ju mendoni se Shqipëria mund të shkojë në Europë me këtë pamje”. Unë i thashë ishte një incident të cilin do të gjej një moment ta retushoj me kolegët dhe ndoshta nuk do të përsëritet", shtoi Açka.

Denis Minga: Keni marrë solidaritet?

Flutura Açka: Po, nga politikanë dhe ish-politikanë të së djathtës shumë të nderuar.

Lorenc Vangjeli: Me Berishën keni komunikim?

Flutura Açka: Jo, nuk kam! As me Bashën, ju mund të ju duket çudi, më thonë të ka urdhëruar Basha, nuk e di, si mund të më thotë mua do shkosh ose jo në komision.

Ora 19:52
Pas ‘sulmit’ nga Bardhi e Noka, Flutura Açka: Javën tjetër do e mbledh sërish komisionin! Bojkoti i rrezikshëm, na pret gjuhën fare

 

Pavarësisht sulmeve me të cilat u përball dje nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, Flutura Açka në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh e bindur se do ta mbledhë sërish javën e ardhshme Komisionin e Mediave. Ajo nënvizoi se bojkoti nuk është zgjidhja.

“Të bësh retorikë vetëm ky është kushti nuk e dua Alibeaj, pse çfarë ka Alibeaj nuk është opozitar, pse foltorja, kishte mundësi në komision të bënte mbrojtjen. Pse duhet të largohemi ne nga institucionet, një formë bojkoti, e rrezikshme se na pret gjuhën fare. Çiraku doli më radikal se ustai”.

“Po patjetër që do e mblidhja sërish javën tjetër komisionin”, tha ajo në Report Tv.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?