Politikë
Top 24

Betohen dy opozitarë të rinj, Elezi: S'më bleu PS-ja, gati të votoj reformën zgjedhore

28 Mars 2019, 09:08| Përditesimi: 28 Mars 2019, 16:44

  • Share

Arben Elezi nga PD Elbasan, Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër janë deputetët e rinj të cilët e çojnë në 20 numrin e deputetëve të opozitës së re dhe 99 në total bashkë me shumicën. Elezi dhe Alimadhi janë betuar sot në Kuvend, ndërsa deputetja e Shkodrës nuk ishte e pranishme duke e shtyrë betimin për në seancën tjetër. 

Ora 10:29
Deputeti i ri opozitar: Nuk më bleu PS-ja, gati që të votoj reformën zgjedhore

Ish-kryetari i PD-së Peqin, Elezi ka deklaruar se është gati që të bashkojë votat me shumicën për të miratuar reformën zgjedhore.

"Pranimi i mandatit është vendimi më i drejtë, pasi jam kandidati që në zonën më problematike, Peqini mora më shumë vota krahasuar me kandidatët e tjerë dhe askush më shumë se unë nuk kishte të drejtë që të përfaqësonte atë zonë. Listat e mbyllura nuk shprehin vullnetin e votuesve shqiptarë. Unë jam për sistem mazhoritar dhe lista të hapura. Do të votoja me shumë dëshirë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do të votoj cdo ligj në interesin e shqiptarëve" deklaroi ai. Elezi mbërriti në parlament një orë para fillimit të seancës. I pyetur nga Report Tv a u ble nga mazhoranca, Elezi iu përgjigj "Absolutisht jo".

Ora 09:47
Aleati i Bashës, Alimadhi: Mandati është i ballistëve

Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar i cili u betua sot në Kuvend, ndërsa para nisjes së seancës ka folur për pranimin e mandatit nga listat e PD-së.

"Mandati është i Ballit Kombëtar dhe Ballistëve do të vihet në shërbim të kauzës së Mit'hat Frashërit. Jam konsultuar me Bashën, personalisht jam në dispozicion të vendimit të partisë, që ka vendosur që të ndjek procedurat ligjore, pastaj është kryesia që vendos për ecurinë. Ballin Kombëtar nuk mund ta orientojë askush. Balli Kombëtar nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes së opozitës së bashkuar. Jam i lumtur që pas 15 vitesh vëmendja e mediave rikthehet te Balli Kombëtar" deklaroi ai.  
 

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?